Në paralelen e ndarë fizike të Medresesë Alaudin në Prizren, sot u mbajtën garat e diturisë për paralelet e djemve.
Në ambientet e bukura të auditoriumit të shkollës, nxënësit e paraleleve të Prishtinës, Prizrenit dhe Gjilanit garuan në lëndë fetare, shkencore dhe ato të gjuhës.
Gara ishte vërtet e fortë deri ne fund, ndërsa nxënësve dhe profesorëve prezentë iu dhuruan momente të këndshme të shpalosjes së dijes.
Garat e diturisë organizohen për çdo vit në shkollën tonë dhe kanë për qëllim inkurajimin dhe motivimin e nxënësve në rrugën e gjatë drejt diturisë.
Sot, nxënësit garues u vlerësuan nga juria e përbërë nga Kryeimami i Republikës së Kosovës, z. Sabri Bajgora, prof. Muhamed Dërmaku (Gjilan), prof. Almedin Ejupi (Prizren), dhe prof. Ekrem Maqedonci (Prishtinë).
Për rrjedhën e tërë garës u përkujdesën moderatorët prof. Jakup Çunaku (garat e vajzave) dhe prof. Vahid Haxhiu (garat e djemve).
Gara e paraleleve të djemve:
Klasa e 101 Prishtinë – Vendi i Parë
Klasa e 101 Gjilan– Vendi i Dytë
Klasa e 101 Prizren– Vendi i Tretë
Klasa e 102 Prishtinë – Vendi i Katërt
Klasa e 111 Prishtinë – Vendi i Parë
Klasa e 111 Gjilan – Vendi i Dytë
Klasa e 112 Prishtinë – Vendi i Tretë
Klasa e 111 Prizren – Vendi i Katërt
Klasa e 121 Prishtinë – Vendi i Parë
Klasa e 122 Prishtinë – Vendi i Dytë
Klasa e 121 Gjilan – Vendi i Tretë
Klasa e 121 Prizren – Vendi i Katërt
Klasa e 131 Gjilan – Vendi i Parë
Klasa e 131 Prishtinë – Vendi i Dytë
Klasa e 131 Prizren – Vendi i Tretë
Në fund të garës drejtoria e shkollës shpërbleu nxënësit fitues me Mirënjohje dhe stimulime materiale.
Drejtoria falënderon të gjithë profesorët dhe nxënësit për organizimin e kuizit.
Përpara, vetëm me dije!
——————————–
Foto galeria: