Trafikimi me qenie njerëzore, brengë që duhet të prekë edhe ty

Lajme dhe aktivitete

Trafikimi me qenie njerëzore,  brengë që duhet të prekë edhe ty

Kështu u titullua tema për të cilën u shpalosën dhe u shtjelluan disa gjëra  në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore në botë por edhe në vendin tonë.

Ligjërata u mbajt në amfiteatrin e shkollës së mesme “28 nëntori” në Prishtinë.

Kjo iniciativë u bë nga nxënësit e medresesë se mesme “Alaud-din” në Prishtinë dhe ata të shkollës teknike në bashkpunim me  KNP-në(Këshillin e nxënësve të Prishtinës).

Të pranishëm në sallë përveq drejtorëve të këtyre dy shkollave ishin edhe përfaqësues nga ministria e drejtësisë, nga OJQ-të si dhe nxënës nga shkolla të tjera të mesme të Prishtinë.

Tema u paraqit përmes sllajdeve të cilën e elaboroi me një kujdes të veqantë nxënësja e medresesë Merita Boroci.

Fillimisht u definua se ç’është trafikimi për të vazhduar më pas me disa statistika lokale e globale për numrin e të trafikuarve.

U ceken edhe Motivet dhe Faktorët që shpiejn në Trafikim,duke treguar kështu edhe qëndrimin e Islamit në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore e që janë të rëndësishme për ti theksuar si:

1.Përfitimi material

Koncepti Islam nuk pranon çdo rrugë të përfitimit material edhe në qoftë se synimi i përfitimit material është i pranuar duhet të jetë edhe rruga e përfitimit material e lejuar(hallal)sepse Profeti a.s ka thënë:”Sa pasuri e mirë është ajo që është në dorën e njeriut të mirë”.

2.Kurreshtja për ti vizituar vendet e tjera

Kurreshtja për dalje jashtë  vendit dhe për të rrugëtuar nëpër tokë është diç e natyrshme që e pranon koncepti islam.

Por të miturit edhe femrat nuk lejohet që të udhëtojnë në distanca të largëta pa shoqërimin e kujdestarëve të tyre, e tërë kjo është bërë me qëllim të ruajtjes së shenjtërisë së jetës dhe sigurisë së saj.

3. Shpresa për një jetë të mirë

4. Aspirata për shkollim jashtë vendit

Thotë Pejgamberi a.s:”Kush niset në rrugë për të kërkuar dituri ai është në rrugë të Zotit deri sa të kthehet.”

Por kjo nuk do të thotë që ne tua japim rastin dashakeqëve që të manipulojnë me qëllimet tona të  qiltërta.

5. Ikja nga një realitet i hidhur familjaro-shoqëror

Ne duhet të pranojmë se ikja nga problemi nuk është zgjidhje për të.

Thotë Muhamedi a.s:”Kush nuk prokopohet me qështjet e muslimanëve nuk është prej tyre.”


Faktorët që mundësojn realizimin e trafikimit

1.Mungesa e edukatës familjare

Në vitet e fundit respekti për prindërit është zbehur aq shumë saqë nuk u dëgjohet më fjala, por nëse e shikojmë nga ana tjetër prindërit janë ata që e edukojnë dhe e vedijësojnë fëmijën. Ata duhet që këtë edukatë ta marrin nga burime të sigurta dhe që shpiejnë drejtë një familje të sukseshme dhe me moral, mirëpo fatëkeqësisht kjo nuk po ndodh.

Pejgamberi thotë:”Edukoni fëmijët tuaj 20 vjetë para lindjes”

Kjo nënkupton që duhet ta edukojmë vetvetën dhe të jemi të kujdeshëm në edukimin e të tjerëve pastaj.

2.Mungesa e përkujdesjes institucionale

Në qoftë se çdo njeri punon me zell dhe dinjitet në punën që i është besuar dhe në qoftë se çdo institucion ofron shërbime për të cilat është i ngarkuar, doemos do të evitohej fenomeni i trafikimit të qënieve njerëzore.

Thotë Profeti a.s:”Secili prej juve është bari dhe përgjegjës për atë që është nën përkujdesjen e tij…dhe guaja është përgjegjëse për shtëpin e burrit të saj.”

3.Gjendja e rëndë ekonomike

4.Mos funksionimi i organeve të drejtësisë

Muhamedi a.s thotë:“Ai njeri i cili përzihet(shoqërohet)me njerëz i duron të ligat e tyre është më i mirë dhe më i dashur te Zoti se ai i cili nuk përzihet dhe nuk i duron të ligat e tyre”.

Thoshte prijësi i dytë i besimtarëve Omeri r.a. :”Në qoftë se në Irak do të merrte në thua një deve dhe do të lëndohej do të kisha frikë se Zoti do të më ndëshkoj,ngase nuk ia kam rrafshuar rrugën asaj”

5.Mungesa e edukatës së mjaftueshme në të gjitha hallkat (nivelet) e edukimit shkollor

Inkorporimi i edukatës fetare jemi të bindur që do ta zbehte shkallën e trafikimit të qenieve njerëzre, do ti vetëdijësonte të rinjët dhe të rejta për një kujdes të shtuar në realitetin ku jetojnë.

Pra cekëm kështu disa nga faktorët për të cilët u fol në ligjeratën e mbajtur.

Përveq faktorëve u shtjelluan edhe format e mashtrimit të viktimave (ajo se çfarë u ofrohet atyre).

Gjithashtu u përmend edhe aspekti ligjor për trafikimin, pra ligjet dhe konventat që e ndalojnë(luftojnë)atë.

Dhe në fund u dha një pasqyrë e shkurtër rreth kësaj dukuria e cila vitet e fundit ka hasur në zhvillim më të hovshëm, e që me të vërtetë është brengë për shoqërinë në të cilën po jetojmë.

Ndaje: