Në ambientet e Medreses Alauddin u mbajt mbledhja e parë konsultative dhe informuese me prindërit e nxënsve të shkollës amë. Në këtë mbledhje ishin të ftuar të gjithë prindërit dhe thujase të gjithë ishin prezent në këtë takim.
Drejtori i shkollës pasi i përshëndeti të pranishimit dhe i uroj mirëseardhje, para tyre paraqiti disa te dhëna rreth susesit të vitit shkollor 2015/16 dhe foli rreth gjendjes aktuale rreth nxënësve, aktiviteteve tw ndryshme dhe rregullorëve të shkollës.
Pastaj, kujdestarët dhe edukatorët vazhduan takimin me ta, duke i informuar me detajisht rreth procesit mësimor dhe ceshtjeve që lidhen me të.
Nga ky takim u dakordua që të vazhdohet tutje në ngirtjen e cilësisë së arsimimit dhe të investohet edhe me tutje ne edukimim e nxënësve.
Në fund të takimit u shtrua një drekë për të gjithë prindërit e nxënësve.