Në një ambient shumë të mirë dhe në një atmosferë miqësore u zhvilluan garat e Kuranit në nivel shkolle me nxënëset e Medresesë së mesme Alauddin. Fillimisht në ora 10 edhe zyrtarisht u hapen garat e Kur’anit. Të pranishmëve iu drejtua nikoqiri, koordinatori I paraleles së ndarë fizike në Prizren dhe anëtarë i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat ef. Mexhidi, i cili iu uroj mirëseardhje dhe iu uroj garuesve sukses në këto gara. Më një përshëndetje rasti shet edhe përfaqësuesi i Drejtorisë së arsimit nga Komuna e Prizrenit. Kurse kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren Lutfi ef. Ballëku ndër tjera theksoi edhe thënien profetike: “Më të ndershmit e ymmetit tim janë bartësit e Kur’anit.” Për të përshëndetur të pranishmit dhe për hapur këto gara kuranore iu drejtua drejtori i medresesë së mesme Alauddin Bahri ef. Simnica, i cili përveç përshëndetjeve dhe urimeve, dënoi edhe rastin e ultë dhe tinëzar ndaj kryeimamit të Bashkësisë Islame të Kosovës Sabri ef. Bajgorës, i cili si gjithnjë ka qenë pjesë e këtyre garave. Duke folur rreth garave ai ndër tjera theksoi se, gjithnjë do i mbështet aktivitet e tilla të cilat sjellin atraktivitet dhe njohuri për nxënësit tanë. Ai përfundoi fjalimin e tij duke falënderuar profesorët e angazhuar në këto gara, komisionin e garave, punëtorët e paraleles së ndarë fizike në Prizren dhe vet nxënësit dhe krejt në fund shpalli edhe zyrtarisht të hapura Garat e Kuranit 2012.
Këto gara u zhvilluan në nivel paralelësh, ku garuan paralelët e njëmbëdhjeta, dymbëdhjeta dhe ato trembëdhjeta. Ishte një gara jashtëzakonisht e nivelizuar,ku nxënëset sprovonin veten e tyre në lexim, ne rregullat e texhvidit dhe përmendësh.
Në fund paralelja e 11, 12 dhe 13 Prishtinë dolën të parat në këto gara. Për vendet e parë drejtoria kishte përgatitur shpërblime materiale dhe mirënjohje, kurse për të gjitha pjesëmarrëset kishte njashtu shpërblime. Ajo që u vu në pah në fund ishte se të gjitha garuesit ishin fituese, sepse aty mësuan më shumë, u njoftuan në mes vete dhe ndan çaste shumë të mira në ambient ku mbizotëronte fjala e Allahut të Madhërishëm , Kur’ani Fisnik.
Vlen të theksohet se Medreseja e Mesme Alauddin tradicionalisht mban gara të Kur’anit dhe garat e përgjithshme të dijës.
Prizren, mars 2012