Përfaqësues nga zyra e Bankës botërore dhe zyra e IOM-it në Prishtinë, mësimdhënës dhe një numër i nxënësve të Medresesë morën pjesë në përurimin e këndit të leximit në Medresenë Alauddin në Prishtinë. Të pranishmëve fillimisht iu drejtua drejtori i Medresesë Jakup Çunaku, i cili pasi iu uroj mirëseardhje, ndër tjera vuri në theks rëndësinë e librit dhe leximit të tij. Ai vlerësoi lartë përurimin e këndit të leximit, i cili tani e tutje do të jetë edhe një mundësi shtesë e leximit për medresistët. Të pranishmëve iu drejtua më një fjalë rasti edhe përfaqësuesja e IOM-it në Prishtinë, duke ndarë me ta pranishmit përshtypjet e mira për medresistët që ishin pjesëmarrëse në këtë projekt. Po ashtu, përfaqësues nga Banka botërore, zyra në Prishtinë, që njëherit së bashku me IOM-in sponsorizuam këtë projekt, ndau urimet për shkollën dhe nxënësve këndin e leximit.
Ky projekt është realizuar falë punës dhe angazhimit të një grupi të nxënëseve të Medresesë Alauddin dhe mësimdhënëses Fikrije Dumani-Krasniqi, të cilat kishin aplikuar për mbështetje financiare për këtë projekt. Projekti përfshin furnizim me qindra tituj të librave nga fushat e ndryshme dhe ndërtimin e këndit të leximit.
MM Alauddin është mirënjohëse për të gjithë ata që u angazhuan që projekt të realizohet në këtë formë.