Medreseja Alaudin

“Unë dua të mësoj , fokusohu në mua”

Lajme dhe aktivitete

Këshilli i nxënësve të Prishtinës (KNP) në bashkëpunim me  Qendrën rinore “Prishtina Youth Center “  09.12.11 organizuan debat me nxënësit e shkollave te mesme të Prishtinës me temën “Unë dua të mësoj,fokusohu në mua”.

Panelistët e ftuar në këtë debat ishin :Shqipe Ibraj-Mala zëvendëse e Avokatit të Popullit ,Marigona Sekiraqa ish-kryetare e KNP-së dhe Urtinë  Bajrami nga këshilli i nxënësve të Prishinës. Në debat morën pjesë  përafërsisht  500 nxënës në mesin të cilëve edhe nxënës nga Medreseja“Alauddin”.

Në dabat u diskutua për çështje të ndryshme sa i përket shkeljes së të drejtave të nxënësve e në mesin e tyre edhe për shkeljen e të drejtës së vajzave me mbulesë për vijimin e mësimit në shkollat publike.

Në panel u theksua se në Kosovë luftohet analfabetizmi kurse moslejimi i nxënëseve me shamia nëpër shkollat publike është mënyre e  nxitjes së analfabetizmit.

Gjithashtu u theksua se Këshilli i Nxënësve të Prishtinës është vendi ku mund  të adresohen kërkesat e gjithë të rinjve të Prishtinës.

Panelistët u pajtuan me të gjitha konkludimet që u nxorën në fund të debatit dhe z.Shqipe Ibraj –Mala theksoi se të rinjët duhet të vazhdojnë me këso debatesh në mënyrë që zëri i tyre të ketë rol të veçantë në çështjet rinore në Komunën e Prishtinës.

Ndaje: