Nga: Ramadan Uka
Më datë 08.10.2011 maturantet e Medresesë së Mesme Alaud-din të Prishtinës, bashkë me maturantet e Medresesë – paralelja në Prizren bënë një ekskurzion një javor në Turqi. Numri i nxënësve gjithsejt ishte 50 nga dy paralelet. Në shoqërim të tyre ishte Drejtori i Medresesë Prof. Bahri SIMNICA, Prof. Ramadan UKA përkthyes dhe dy kujdestare të klasave dhe dy profesoresha në përcjellje të tyre.
Vlen të theksohet se ekskurzioni në Republikën e Turqisë është mundësuar nga z. Metin TAVUKCUOGLU dhe stafi i tij. Në airoportin e Stambollit, ata janë pritur nga autobusët e rezervuar, të cilët i ka aranzhuar z. Salih Kenan Shahin – kryetar i komunës së Pendikut- Prefektura e Stambollit, dhe zëvendësi i tij z. Remzi Sheker.
Gjatë ekskurzionit 6 ditor maturantët e shkollës tonë patën rastin të shëtisin dhe t’i vizitojnë disa prej vendeve që kanë rëndësi fetare, historike dhe kulturore, jo vetëm për Turqinë, por edhe më gjerë.
Ekskurzioni përfshiu tri qytete të Republikës. së Turqisë: Stambollin, Bursën dhe Çanakalanë.
Në Stamboll maturantet kaluan çaste jashtëzakonisht të mira, dhe patën rastin të shohin xhamitë që njihen për vlerat e tyre fetare, artistike, dhe historike. Pastaj vizituan disa nga sarajet-pallatet, Bejler Bej, etj., të cilat edhe so e më ditë dëshmojnë kalifatin e Perandorisë Osmane. Po ashtu u realizua një lundrim 2 orësh me anije nëpër grykën e Bosforit, gjë që mundësoi një relaks dhe kënaqësi të veçantë për nxënëset. Për nder të tyre Kryetari i Komunës Bejkoz (pjesa e fundit e Bosforit) shtroi një darkë solemne.
Pastaj maturantet patën rastin që të vizitojnë qytetin e Bursës, ku jetojnë një numër i madh i bashkëkombasëve tanë prej viseve të ndryshme shqiptare.
Aty u pritën nga komuniteti shqiptar, sekretari i përgjithshëm i komunës së Bursës, si dhe bënë vizita nëpër monumentet kryesore historike të këtij qyteti e që pa dyshim se më e veçanta e tyre ishte vizita e Ulu Xhamisë (Xhamia e Madhe), e ndërtuar nga Sulltan Pajaziti i I-rë nga fundi i shekullit të 14-të, dhe e cila njihet për vlerën e saj artistike dhe antike.
Ekskurzioni vazhdoi edhe në qytetin e Canakkalasë, ku nxënëset janë pritur nga Myftiu i Canakkalasë z. Ibrahim Ocut, i cili organizoi një drekë solemne. Canakkalaja është një vend simbolik që njihet për betejën e Perandorisë Osmane kundër aleatëve evropian, të cilët në vitin 1915 synon të depërtojnë për mes Galipollit – Çanakkalasë për në Stamboll. Me këtë rast u vizitua edhe kompleksi memorial i dëshmorëve ku gjenden edhe emrat e disa dëshmorëve nga viset shqiptare.
Gjatë gjithë këtyre vizitave që maturantet e Medresesë së Mesme Alaud-din i bënë, kudo që kanë shkuar janë pritur nga zyrtarë të lartë komunal, si në Stanboll, Bursa, Çanakkala.
Maturantet e Medresesë Alaud-din në këtë ekskurzion kanë qenë mysafirë të shkollës së mesme Anadolu Imam Hatip Lisesi nga Drejtori Gjeneral z. Mitat TEKCAM, në Kartal të Stambollit, për të cilët shprehim falënderimet e përzemërta në emër të Shkollës sonë si dhe në emër të drejtorisë së saj.
Vizita ishte mjaft mbresëlënëse dhe është vlerësuar mjaft interesante nga të gjithë maturantet e Medresesë.
Maturantët e shkollës sonë ekskurzionin e përmbyllën në ditën e premte më 14.10.2011, kur edhe u kthyen me aeroplan në Prishtinë. Ndërsa, drejtori prof. Bahri ef. Simnica, prof. Shemsi ef. Rrahimi dhe prof. Ramadan ef. Uka vazhduan për një vizitë edhe në detin e Zi, në qytetet Trabzon dhe Rize. Vizitën e tyre e shoqëroi zotëri Metin TAVUKCUOGLU dhe valiu i qytetit Rize.
Zoti i ua shtoftë dhuntitë e Tij të gjithë atyre që ndihmuan në realizimin e këtij ekskurzioni në çfarëdo mënyre qoftë.