Zonja Mala Adiga me bashkëpunëtorë dhe stafin përcjellës të Ambasadës u prit nga drejtori i shkollës Jakup Çunaku, profesorët e gjuhës angleze, dhe asistentja për gjuhë angleze nga SHBA, e caktuar përmes programit të gjuhëa angleze nga Ambasada Amerikane në Prishtinë. Mysafirja nga SHBA u njoftua me punën dhe aktivitetet e shkollës, dhe drejtpërsëdrejti me punën e asistentes së gjuhës angleze nga SHBA. Zonja Adiga së bashku me stafin përcjellës të saj dhe stafi i shkollës vizituan një orë mësimore të gjuhës angleze.