“Java e humanizmit” në Medrese u falë buzëqeshje fëmijëve të SOS fshatit

 

Në kuadër të aktivitetit  ‘Java e Humanizmit” organizuar nga nxënësit-set e Medresesë Alauddin, Prishtinë, rrespektivisht”Shoqata e Nxënësve” të kësaj shkolle , ata grumbulluan një shumë modeste të të hollave që kësaj radhe synuan me to t’igëzojnë e t’ua njomin buzëqeshjen fëmijëve të braktisur të  SOS- fshatit këtu në Prishtinë.

Dhuratat nga nxënësit tanë u shpërndanë për 36 fëmijë të Sos –fshatit të grupsmoshës 4-16 vjet, që përfshinte artikuj ushqimor e shkollor. Pos kësaj, Medreseja ia ka bashkangjitur këtyre dhuratave nga nxënësit e dhe një ndihmë shtesë prej 100 kg. mish të freskët të kurbanëve të këtij viti, të cilët në të vërtetë ishin dedikuar nga dhuruesit për nxënësit-set  e shkollës sonë.

I tërë ky aktivitet u zbukurua edhe më tej me shfaqjet argëtuese-komike nga nxënësit tanë të përgatitur enkas për fëmijët e SOS- fshatit në Prishtinë, me ç’rast ngjallën harenë dhe falën kënaqësi të veçantë për ta.

Me këtë rast duhet shprehur falëndërim të veçantë për stafin menagjues të SOS-fshatit  për koordinimin korrekt dhe mirëpritjen e këtij aktiviteti human nga nxënësit e shkollës sonë.

Tetor, 2014

Prishtinë

Ky postim eshte shkruar nga:

- i cili ka 320 poste ne Medreseja Alauddin Prishtinë.


Kontaktoni autorin

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

August 2019
M T W T F S S
« Jul    
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

Kyqu në E-mail