Medreseja Alaudin

Profesor Xhevdet Rusinovci kreu me sukses studimet master në fushën e Menaxhmentit

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Profesori i gjuhës angleze Mr.Xhevdet Rusinovci, më 1 nëntor 2014 ka përfunduar studimet postdiplomike Master në Programin Menaxhment Gjeneral Internacional, në Kolegjin Globus në Prishtinë. Ai me sukses të shkëlqyeshëm ka mbrojtur punimin shkencor Master “”Menaxhimi dhe strategjia në biznesin shërbyes”. Komisioni i mbrojtjes e ka vlerësuar lart punimin e z. Rusinovci, si punim pionier dhe me trajtesë mjaft interesante elementin ‘shërbim’ në literaturën shqipe në fushën e menaxhmentit. Me këtë, në bazë të ligjit për arsimin e lartë dhe me të gjitha të drejtat që i takojnë, z. Rusinovci iu dha titulli Master në Shkencat e Menaxhmentit.

Për z. Rusinovci, ky është titulli i dytë Master. I pari është në fushën e linguistikës.

Drejtoria dhe stafi arsimor edukativ i dëshirojnë suksese të reja akademike.

 

photo 1
 

photo 2

 

Ndaje: