Categorized | Aktivitete

Mbahen garat e diturisë për paralelet e vajzave

Më 01.03.2013 në Medresenë e mesme “Alauddin” në Prishtinë u zhvilluan garat e diturisë, Mars 2013, me moton  PËRPARA, VETËM ME DIJE, gara të cilat tanimë janë bërë tradicionale në Medrese.

Përgatitjet për garë janë bërë për katër muaj rresht, të organizuara nga Komisioni Organizativ i përbërë prej anëtarëve, si dhe të mbikëqyrura nga drejtoria e Medresesë. Materialet dhe të gjitha informacionet për garë ju ofruan nxënëseve në pjesën e dytë të dhjetorit të vitit 2012.

Në garë morën pjesë paralelet e vajzave nga shkolla amë këtu në Prishtinë dhe ato nga paralelja e ndarë fizike në Prizren. Është me interes të theksohet se nxënëset i morën garat tepër seriozisht dhe garuan ndershmërisht, kështuqë edhe juria e përbërë prej prof. Sabri Bajgora – përfaqësues nga Kryesia, Almedin Ejupi – nga paralelja e Prizrenit – dhe Hatixhe Jashanica nga shkolla amë e patën tepër të vështirë të ndajnë drejtësinë dhe të shpallin vendet e fituara. Komisioni Organizativ i Garës u është mirënjohës të gjitha garueseve për angazhimin dhe seriozitetin e treguar dhe u shpreh falënderim.

Garat u zhvilluan në njohuri të gjuhëve shqipe, arabe dhe angleze, pastaj në lëndë fetare dhe jofetare, sipas nivelit të klasëve. Pas një gare tejet dinamike dhe të fortë juria shpalli fituese:

Klasat e 10-ta:

–  Klasa e 102 – Prizren          -Vendi i Parë

–  Klasa e 103 -  Prishtinë      -Vendi i Dytë

–  Klasa e 104 -  Prishtinë       -Vendi i Tretë.

Klasat e 11-ta:

–  Klasa e 113 -  Prishtinë          Vendi i Parë

–  Klasa e 112 –   Prizren              Vendi i Dytë.

Klasat e 12-ta:

–  Klasa e 123 -  Prishtinë          Vendi i Parë

–  Klasa e 122 –   Prizren              Vendi i Dytë.

Klasat e 13-ta:

–  Klasa e 132 -  Prizren               Vendi i Parë

–  Klasa e 132 –   Prishtinë           Vendi i Dytë

Më 04.03.2013   zhvillohen garat e paraleleve të djemve në Prizren

Prishtinë                                                                                                                                         Fadil Hasani

03.03.2013                                                                                                                    Kryetar i Këshillit Organizativ

– – – – – – – – – – – – – –

Foto galeria:

Ky postim eshte shkruar nga:

- i cili ka 318 poste ne Medreseja Alauddin Prishtinë.


Kontaktoni autorin

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

July 2019
M T W T F S S
« Jun    
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

Kyqu në E-mail