Medreseja Alaudin

Me program të pasur shënohet dita e shkollës

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Medreseja e mesme Alauddin në Prishtinë më një program të pasur shënoi ditën e saj të shkollës.

Programi siq e do rendi fillo me ajete nga Kur’ani fisnik. Me një fjale rasti u paraqit drejtori I medreseë Alauddin z. Bahri Simnica. Drejtori në fjalën e tij të rastit vëri në theks përkushtinin e tij dhe të stafit të tij për angazhim maksimal për të ofruar më të mirën për nxënësit e kësaj shkolle. Me punën tonë ne ndërtojmë të ardhmen duke u lidhur ngusht me të kaluarën e cila është plot suksese e krenari shtoi drejtori në fjalën e tij.

Programi vazhdoi me ilahi, poezi e monologje por pa munguar edhe pikat argëtuese humoristike.

Në këtë manifesitm shkolla nxënësit Ajdin Aliji i cili në përgaqësimin e medresesë sonë në garat evropiane të Kur’anit  në Zagreb mori mendin e trete,i dha mirënjohje.

Paraleleja e vajzave pos tjerash me këtë rast kishte punuar edhe një ekspozitë me punime të nxënseve meqërast u zgjodh punimi më i mirë në këtë ekspozitë. Shpërblimi për punimin më të mirë iu dha nxënëses Mehani, nga klasa 10/5.

Shkolla jonë me këtë rast uron të gjithë nxënësit e saj për ditën e shkollës duke kujtuar se të gjithë ne jemi pjesë e një krenarie 63 vjeqare të këtij tempulli të dijes, etikës dhe atdhedashurisë

1.Nëntor.2014

Prishtinë

Në vijim fotogaleria:

Ndaje: