Medreseja Alaudin

Medreseja Alauddin dhe Ambasada Amerikane nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për lëndën e gjuhës angleze

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Në kuadër të bashkëpunimit të gjatë ndërmjet Medresesë Alauddin dhe Ambasadës Amerikane në Prishtinë në fushën e edukimit, sot më datë 09.09.2016, u nënshkrua memorandum i bashkëpunimit për lëndën e gjuhës angleze, nga drejtori i Medresesë Mr. Jakup Ҫunaku dhe J. Michelle Schohn, në emër të Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Ambasadën e SHBA-ve.

Përmes këtij memorandumi të bashkëpunimit partnerët pajtohen që të lidhin partneritet dhe të krijojnë hapësirë pune për të mbështetur punën e Aistentit/es për mësimdhënie të gjuhës angleze në Medresenë Alauddin, i/e cila do të punojë në cilësinë e asistentit të profesorit të gjuhës angleze për vitin shkollor 2016/2017, me qëllimin e promovimit të gjuhës angleze tek nxënësit.

Në emër të Ambasadës Amerikane marrëveshja u zyrtarizua nga znj. Remzije Potoku.

Me rastin e vizitës, Ambasada Amerikane i dhuroi shkollës një pako librash të fushës së linguistikës dhe mësimdhënies e mësimnxënies së gjuhës anlgeze.

Partnerët potencuan nevojën e bashkëpunimit të mëtejmë ne fushën e edukimit dhe më gjerë, duke theksuar pika të veҫanta strategjike në këtë aspekt.

imag1593 imag1594

Ndaje: