Medreseja Alaudin

Medresesë Alauddin në Prishtinë, iu shtohen edhe dy hafizë të Kur’anit Fisnik

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Në vigjilie të dhjetë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, mu në muajin Shkurt, nxënësi Adl Rraci (kl. 12-2), dhe nxënësi Abdurrahman Rama (kl. 12-3) kanë përfunduar hifzin-memorizimin e Kur’anit Fisnik.

Të dy nxënësve iu dha nga një  mirënjohje, si dhe iu nda nga një shpërblim nga Kryesia e Bashkësisë Islame dhe nga Medreseja Alauddin, për të arriturën e tyre të çmueshme.

Këtë mirënjohje, nxënësve  ua dhuroi Myftiu i Rep. së Kosovës, Mr. Naim Tërnava dhe drejtori i shkollës Mr. Jakup Çunaku me rastin e shënimit të dhjetë vejtorit të pavarësisë së Rep. së Kosovës në amfiteatrin e Medresesë, këtu në Prishtinë..

Medreseja Alauddin në Prishtinë, ka nderin dhe kënaqësinë që tradita e të nxënit përmendësh të Kur’anit Fisnik, është duke vazhduar nga nxënësit e kësaj shkolle, andaj nxënësve hafizë  iu uron suksese të mëtutjeshme në studimet  e tyre.

Zoti i begatoftë  nxënësit tonë me begatitë e Tij të panumërta. Amin.

 

Ndaje: