Categorized | Aktivitete

Medresistet korrin edhe nje sukses ne garat e Kuranit ne Tirane

Me daten: 23.04.2017, në Tiranë, Shoqata Kulturore  “Gruaja” organizoi garat kombëtar të Kur’anit Fisnik “ Pranvera e zemrave” 2017. Këtij evinimenti iu bashkangjitën garuese nga vende të ndryshme të trojeve shqiptare.

Departamenti i Gruas në kuader të Kryesisë së Bashjkësisë Islame të Republikës së Kosovës morri iniciativën që edhe nxënëset  tona të jenë pjesë e kësaj gare.

Gara është mbajtur në hotel “Monarc” në Tiranë.Në këto  gara morren pjesë një numër i madh i garueseve, ku komisioni pati një punë  të vështirë pasi që garueset kishin një pregaditje të një niveli të duhur.

Gara u zhvillua në tri nivele:

a)Kurani përmendësh, xhuzi,30,

b) Kurani përmendësh, xhuzi 29 dhe 30,

c)Kurani përmendësh, xhuzi, 28,29 dhe 30.

Me  datën 29.04.2017, në Hotel “Tirana International” Tiranë, u organizua ceremonia e dhënjes së cmimeve të këtyre garave ku nxënëset e Medresesë treguan këto rezultate:

  1. Kurani përmendësh, xhuzi i 30,vendin e dytë morri nxënësja Liridona Islami 12/3, ndërsa vendin e tretë morri Sumeja Bashota 11/5.
  2. Kurani përmendësh, xhuzi 28,29, 30,morri Vildane Zeqiri, ndërsa me mirënjohje u shpërblyen në kategorinë :Kurani përmendësh, xhuzi 29,30, nxënëset :Dorentinë Cetaj dhe Fatmire Maka 12/4.

Nuk ishte hera e parë që nxënëset tona marrin pjesë në këso gara dhe pas parqitjeve të tyre shpërblehen me qmime të ndryshme, kjo është përcjellë nëpër vite. Shpresojmë në bashkëpunime të tilla edhe herave tjera.

Gara te vjazave gara Gara 2 gara1

Ky postim eshte shkruar nga:

- i cili ka 282 poste ne Medreseja Alauddin Prishtinë.


Kontaktoni autorin

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

July 2017
M T W T F S S
« Jun    
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

Kyqu në E-mail