Categorized | Aktivitete

Mesazh urimi nga drejtori i Medresese “Alauddin” Mr. Jakup Çunaku me rastin e fillimit te Ramazanit

Es-selamu alejkum!

Të nderuar mësimdhënës, edukatorë e nxënës!

Të respektuar bashkëpunëtorë dhe punëtorë në Medresenë tonë!

Shumë të çmuar Ju miq e dashamirë të Medresesë! 

Sot, me anë të kësaj videoje po iu drejtohem në rrethana të tjera, jo të zakonshme me qëllimin e vetëm, që përveçse t’ju uroj mirëqenie në familje e në shëndet, njëkohësisht dëshiroj t’ju uroj fillim e muajit të bekuar të Ramazanit, me lutje për agjërim të lehtë, vepra të mira e të shtuara, solidaritet më të theksuar me atë që kanë nevojë, e padyshim me shpresë për shpërblim nga i Gjithmëshirshmi, në fund të këtij muaji!

Ky Ramazan po në gjen në një gjendje jo si në vitet e kaluara. Në të kaluarën, në shkollën tonë përgatitjet fillonin me herët si për menynë e syfyrit e të iftarit, po ashtu edhe për faljen e teravive në mjedisin tonë shkollor, iftaret me miqtë e shkollës, iftaret me shumë nxënës dhe dashamirë të tjerë. Por sivjet asnjë prej këtyre organizimeve nuk do të mund t’i realizojmë. Sot, ndonëse jemi fizikisht larg tjetrit, megjithatë mësimi online po vazhdon. Ky aktivitet sado pak po na bashkon dhe atë kryesisht falë një pune të mirë e të palodhshme të mësimdhënësve tanë si dhe të angazhimit shembullor nga nxënësit tanë të dashur. 

Sot kur jemi në prag të Ramazanit kemi nevojë të kujtojmë në formë të inkurajimit se, distancimi social dhe vetëizolimi në shtëpitë tonë përveç tjerash ka edhe dobitë e veta. Një izolim pak a shumë të ngjashëm e kishte praktikuar edhe vetë Muhamedi a.s. para se t’i vinte shpallja në shpellën Hira. Ai për një kohë izolohej në vetmi në shpellën Hira duke medituar e lutur Zotin. Pastaj mu në këtë gjendje izolimi i zbritën 5 ajetet e para nga Kurani fisnik dhe atë në muajin Ramazan. Në këto pesë ajete, dy herë përmendet fjala “Lexo” dhe dy herë fjala “ Mëso”. Këto dy fjalë të Kuranit Famëlartë i përfshijnë të gjitha mësimet që do t’i zbrisnin Muhammedit a.s. në të ardhmen. Në të vërtetë, ato do të përbënin bërthamën e një reforme në nivel botëror. Ky ishte momenti i kthesës për të dhe për gjithë njerëzimin mbarë. Prandaj, rregulli thotë se çdo vështirësi pasohet me  lehtësim, sukses e fitore!

Andaj, le të shfrytëzojmë këtë periudhë që përveç shtimit të ibadeteve tona, e në veçanti të leximit të Kuranit fisnik, të praktikojmë edhe ajetet e para të shpallura duke shtuar leximin dhe mësimin tonë në mënyrë që të përgatitemi edhe më tej e të jemi prej të dobishmëve për familjet, shoqërinë dhe vendin tonë. 

Si të tillë do jemi të suksesshëm në jetë, të dobishëm për njerëzit dhe njëherësh të dashur tek Zoti Ynë!

Në fund, dëshiroj t’i falënderoj të gjithë mësimdhënësit për punën e tyre në këto rrethana, nxënësit për angazhimin e tyre në mësim-nxënie, punëtorët e tjerë për punën që po bëjnë, por edhe të gjithë dashamirët dhe miqtë e shkollës sonë për përkrahjen e tyre të vazhduar ndaj Institucionit tonë! Shpresojmë dhe besojmë se kjo përkrahje të mos na mungoj edhe më tej!

Qoftë ky muaj i Ramazanit i bekuar dhe i begatshëm për të gjithë ne dhe urojmë që sa më shpejt t’i kthehemi jetës normale!

Shëndet dhe paqe për të gjithë ju!

Ve selamu alejkum!

 


Ky postim eshte shkruar nga:

- i cili ka 366 poste ne Medreseja Alauddin Prishtinë.


Kontaktoni autorin

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

September 2020
M T W T F S S
« Aug    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  

Kyqu në E-mail