Categorized | Uncategorized

Nënshtrimi-Bindja / Shkruan: Rrustem Spahiu

Jo shumë moti në një diskutim mbi islamin është parashtruar edhe kjo pyetje:”Si ndikon në islam dhe tek myslimanet principi i përgjithshëm i nënshtrimit të cilin siç e dimë e shprehim kur jemi në lutje ?” Kjo na ka shty që ta kërkojmë edhe përgjigjen.

Kemi parë që gjatë veprimeve metodologjike atë që duhet përcjell dëgjuar dhe nënshtruar së pari duhet ta verifikojmë dhe të bindemi në atë që kërkon nënshtrimin. E njëjta gjë është edhe me përmbajtjen, ose lëndën e asaj që urdhërohet ose të asaj që ndalohet. Kjo patjetër duhet të parashtrohet racionalistë, lehtë dhe bindshëm.

Kështu Kurani në fillim nxitë dhe trimëron ne bindjen ndaj Allahut dhe thotë:

“Allahu fletë të vërtetën dhe udhëzon në rrugë të drejtë!”., “Allahu dëshiron që t’iu lehtësoj, kurse njeriu është krijuar si krijesë e pa fuqishme”.,”Allahu dëshiron që t’iu falë”.,”Allahu me të vërtetë është i butë ndaj njerëzve dhe i mëshirshëm”.,” O zoti ynë Ti më të vërtetë je i mirë dhe i mëshirshëm” etj.

E pastaj të njëjtën gjë e bënë në raport me Kuranin. Qysh në fillim të leximit të Kuranit kërkohet besimi i pa kontestueshëm në përmbajtjen e tij:

“Ky është libri në të cilin nuk ka dyshim, udhëzim për të gjithë ata të cilët i frikësohen Allahut” ose: ”E ky libër të cilin po ua shpallim është i bekuar”.,”Elif-lam-ra. Po ta shpallim librin për atë që njerëzit me dëshirën e Allahut ti nxjerrësh nga errësira në dritë, në rrugë të Fuqishmit dhe të Lëvdueshmit”., “Ai nuk flet sipas hamendjes së tij kjo është shpallje e cila i shpallet” etj.

Pastaj Kurani lyp dhe kërkon nga ata të cilët e kanë pranuar dhe besuar që në dobi të tyre të nënshtrohen dhe ti dorëzohen asaj që kërkohet nga ata, e thotë: “O besimtar nënshtroju Allahut dhe nënshtroju pejgamberit dhe përfaqësuesve tuaj. E nëse nuk pajtoheni në diçka, drejtohuni Allahut dhe pejgamberit, në se besoni në Allahun dhe në botën e ardhshme., kjo është më mirë për zgjedhje tuaja dhe më e bukur”. Ajeti që vijon: “Kur Allahu dhe pejgamberi i tij diçka caktojnë, atëherë as besimtari e as besimtarja nuk kanë të drejtë që të veprojnë sipas hamendjes. E kush nuk e dëgjon Allahun dhe të dërguarin e Tij ai më të vërtetë e ka humbur rrugën e drejtë.” Duke ua shpjeguar pasuesve të vetë ajetet mbi bindshmërin dhe dëgjueshmërinë, Pejgamberi a.s.  ketë e bie në lidhje  me obligimin për deri në atë masë, në të cilën nuk thuhet hyjnia, e që për islamin kjo është më e drejtë. Pra në pjesën e ajetit në të cilën thuhet për nënshtruarshmërine: “Dhe përfaqësuesve tuaj”, përfshirë si pejgamberin edhe të gjithë ata të cilët janë të autorizuar, të caktuar, përfaqësues, dijetar, mësues, e të cilët mbi të gjitha i nënshtrohen Allahut.

Abdullah Ibni Omeri transmeton hadithin si vijon: “Dëgjueshmëria dhe nënshtrimi janë obligim i myslimanëve në gjërat të cilat ai i do, si dhe në atë që ai nuk i do, por nuk qojnë në mëkat. Nëse kërkohet mëkati, atëherë nuk ka dëgjim e as nënshtrim. Pra, nënshtrimi është vetëm në veprimin e veprave të mira” transmeton Ibn Abazi. Sipas mësimit islam e mira ka të bëjë me krejt atë që ka të bëjë Kurani si dhe ajo që është në përputhje më porosit dhe praktikën e Pejgamberit të Allahut, si edhe ajo që pajtohet me rregullat e lejuara dhe të pranuara të shoqërisë, e nuk u kundërvihet atyre hyjnore. Islami qysh në fillim i ka ikur grackës së rrënjës familjarizimit, gjakut të përbashkët, fisit, bujarisë si dhe kastave. Pra ai e mohon të drejtën me nënshtrim të atij që kërkohet ti nënshtrohemi sipas faktit se ai është ndonjë anëtar i klasës sociale, ose sipas prejardhjes së tij rrjedh nga ndonjë kastë udhëheqëse, ose ky është dikush që në bazë të kapitalit që posedon ka të drejtë të sundoj mbi njerëzi si ka të drejt të sundoj mbi kapitalin. Gjithashtu islami ia mohon të drejtën që ti nënshtrohemi udhëheqësve fetar që të ngrihen mbi tjerët e të urdhërojnë vetëm në bazë të diturisë së arritur, e mbi këtë dituri nuk ekziston para së gjithash respektimi i autoritetit suprem i Zotit dhe nënshtrimit ndaj Tij.

Sipas leksikonit islam myslimanët llogarisin edhe si bashkësi religjioze edhe si mysliman edhe si bashkësi shtetërore se të gjithë janë të barabartë dhe adhurues dhe nënshtrues të shpalljes hyjnore e cila i mbulon të gjitha lëmit e jetës së tyre kjo është orientimi i vetëm në punën dhe ligjin i cili do të respektohet e do ti nënshtrohemi si në urdhra ashtu edhe në ndalesa qoftë kjo individuale, familjare ose shoqërore, ose si lidhje internacionale me umetin. Kështu myslimanët si individ, si bashkësi, si shoqëri janë të obliguar që dëshirën e tyre t’ia nënshtrojnë Allahut, gjegjësisht ligjit të Zotit dhe dëshirës së Tij që është dhënë nëpër mjet të këtij ligji. Duke iu falënderuar një qasje të këtillë ndaj Kuranit, Kurani në mesin e myslimanëve është përqafuar jo vetëm si tekst i lutjeve hyjnore, por edhe si përmbajtje supreme rregullative që Allahu iu ka drejtuar njeriut. Kurani çmohet thellë dhe respektohet edhe kur rregullat dhe udhëzimet e tij, urdhëresat dhe ndalesat nuk aplikohen, ose largohemi nga ato, ose gjatë praktikës jetësore ato thyhen. Mirëpo ai gjithmonë mbetet fuqi mbi njeriun, sepse as për një çast as njëherë nuk e ka humbur ndjenjën dhe njohjen se ai është fjala e pa kontestueshme hyjnore, autoritet hyjnor fjalë i cili jep fuqi nga autoriteti hyjnor-nga autoriteti i vet Allahut.

Njeriu në dëgjueshmërinë dhe nënshtruashmërine ndaj Allahut nuk humb as nuk do të humb as lirin më të vogël të lirisë njerëzore dhe të kreativitetit. Ai me nënshtrimin ndaj Allahut refuzon nënshtrimin e mbi të gjitha nënçmimin që si qenie më e përsosur në natyrë ti nënshtrohet njeriut dhe ideologjive-siç kërkojnë nga njeriu udhëzimet e rrejshme me mjete si idilet të paraqitura si ideale. Ai nga baraspesha në rrugën e nënshtrimit ndaj Zotit hyn në kthjellëti në vetëplotësim autoritet dhe baraspeshë aq të nevojshme sa që do të veproj dhe do të funksionoj drejt dhe normal, e që njeriut modern kjo i mungon.

Në mes njeriut dhe shpalljes qëndron njeriu. Këtë e shohim në personalitetin e Pejgamberit a.s ku ai paraqitet jo vetëm në rolin e mbajtësit të shpalljes pjesët e së cilës kanë zbritur gradualisht në periodën e dërgimit të shpalljes gjatë 23 vjetëve dhe në të cilën periodë ai vepron edhe si mbajtët, transmetues edhe si udhëzues në rrugën e Allahut e cila trasohet, edhe si shembull ideal i pasuesit të islamit. Asnjë  herë e as në një moment ai me sjelljet e veta nuk e ka mjegulluar madheshin e asaj që iu ka shpallur. Ai këtë gjithmonë e ka ekspozuar dhe e ka bërë më të dukshme. Ai gjithmonë i ka udhëheq njerëzit nga burimi që të këndellen dhe të marrin fuqi nga ai, e të njëjtën gjë e ka bërë edhe ai duke na dhënë dije se edhe ai si Pejgamber dhe si njeri besnikërisht iu përmbahet rregullave të shpalljes dhe iu nënshtrohet.

Sipas kësaj Zoti e urdhëron edhe atë që të jetë i nënshtruar. Nëse këtë njeriu kërkon që ta ketë edhe për vete, që ta dëgjon dhe ta pason, nënshtrohet, pa tjetër duhet sipas islamit që më parë ta plotësoj kriterin e marrëdhënieve personale ndaj autoritetit të Allahut. Bile nga ai kërkohet dozë më e madhe e dëgjueshmërisë dhe e nënshtruashmeris. Sepse nëse dojmë ta ruajmë autoritetin në një anë, e atij që kërkon që të dëgjohet dhe të pasohet në atë që Zoti e urdhëron, atëherë ai person patjetër duhet të jetë bartës i një pjese të një autoriteti i cili merret për vete nga autoriteti i shpalljes e në të njëjtën kohë duke e ruajtur lirin e vet personale ta çon këtë njeri në pozitë që të udhëhiqet dhe të drejtohet ndaj shpalljes që iu afrohet. Ky mund të jetë vetëm ai udhëheqës i cili udhëheq nga brendësia e tij, nga shpirti i tij e jo nga jashtësia e tij. Ky person i cili pason ndien, njeh, vlerëson dhe pranon. Kur jemi të çështja e autoritetit do të vërejmë se takimi më i shpeshtë me atë autoritet që është ngritë nga jashtë dhe iu afrohet. Ky është autoritet për një rrethin ku personi i caktuar me pozicionin e mundësisë, sepse vet rrethina ia mundëson këtë, p.sh, profesionin që dikush e aplikon në ndonjë vend të largët ose pozita në fushën shoqërore: udhëheqësi politik partia e të cilit ka fituar në zgjedhjet qytetare, gjegjësisht ndonjë pozitë udhëheqëse në ndonjë shoqëri organizatë ose firmë ose detyrë specifike siç është detyra e gjykatësit, mjekut, mësuesit, oficerit të cilën rregullisht e kanë ata që varen nga pozita e tyre në shoqëri.

E tërë kjo bënë të ata që i rrethon ose mbi ta varet ndjenja e poshtërimit, zilis së fshehtë dhe ndonjë lloj kundërshtimi, sepse i pasojnë nga nevoja e detyrimit dhe jo lirisë. Pra pasimi dhe nënshtrimi këtu është çështje e varshmërisë nevojës. Nuk ndihet nevoja për pasim dhe nënshtrim të përhershëm. Më shumë i kontribuon personaliteti urdhrave të cilit duhet ti nënshtrohemi. Disa me këmbëngulësi që të qëndrojnë në atë që kërkojnë sikur të ishin shprehje e vullnetit të Zotit dhe me vetëdije të plotë i heshtin të metat njerëzore dhe dobësitë. Veten e paraqesin si një personalitet ideal i ngritur mbi të tjerët dhe se meriton pa kundërvënie ti nënshtrohen të tjerët. Vet Muhamedi a.s ka thënë se disa gjera që ua paraqet shokëve të vet janë vetëm mendim i tij dhe asgjë më shumë se kjo duke thënë:”Mbi atë që nuk më është shpallur shpallje unë jam i barabartë me ndonjërin prej jush” si dhe:”Mos më lëvdoni pa masë. Po unë jam vetëm rob i Allahut”. Por personalitet e lartpërmendur nuk i përmbahen këshillave të  Muhamedit a.s ata janë të preokupuar që ta paraqesin veten më shumë se sa idetë e islamit kështu që në këtë mënyrë humbin në grumbullin e atyre të cilët gabojnë.

Të tjerët në anën tjetër nuk posedojnë energji të mjaftueshme. Ata të cilët i pasojnë e hetojnë lehtë se në mesin e atyre të cilët janë te ngjeshur me ide islame dhe atyre të cilët nuk kanë ide, të cilët ia mbajnë vetit si njerëz të rëndësishëm dhe se idetë i mbajnë si barrë të rëndë. Të tjerët janë konformistët. Të cilët harrojnë ose nuk done ta din se ai që kërkon të punohet diçka të kryhet sepse ai është udhëheqësi kryesor dhe kreatori i inspiruar. Mirëpo autoriteti konformist shkon nga ajo që ti plotësoj qëllimet dhe dëshirat e atyre që pasojnë. Çdo gjë që bënë ai e bënë këtë me maturi në mënyrë që ti iket konfrontimit kështu që ai i shërben masës dhe e pason atë. Gjithmonë ata të cilët dëgjojnë dhe i binden e presin edhe të kundërtën nga ai që ata mendojnë të punojnë. Presin që të jenë të shkarkuar, injoruar ose së paku të korrigjuar. Por e tërë kjo nuk ekziston te konformistët për të mjafton që të jetë në pozitë dhe ta dëgjojnë dhe asgjë tjetër. Ky problem është i dukshëm edhe te shumë familje në të cilën autoriteti prindëror ka rënë aq poshtë sa që janë kthyer në servil të plotësimit të dëshirave të fëmijëve. Ky autoritet konformist e cenon përuljen dhe dëgjueshmërinë ndaj Allahut  dhe e mjegullon kërkesën e Zotit ndaj njeriut. Ideja e islamit është islami shkencor pastaj ta përjetojmë më shpirt ta vërtetojmë me praktik jetësore dhe ta përvetësojmë në atë mënyrë saqë dëgjueshmëria, përulësia ndaj Zotit të jetë shprehje e fatit kulmorë të njeriut.

Na është e njohur kur është fjala për dëgjueshmërinë, se mendohet në dy gjëra: Ata të cilët kërkojnë dëgjueshmëri dhe në ata të cilët ka të bëjë kjo dëgjueshmëri. Edhe njëra e tjetra palë i nënshtrohen vullnetit të Zotit i cili është i shprehur nëpërmes shpalljes që iu është dhënë njerëzimit.

Çka duhet të bëjnë ata të cilët urdhërojnë. Ata në rendë të parë duhet ta shohin dhe ta njohin të mirën e Allahut që ia ka dhënë njeriut. Islamin duhet ta paraqesim si një gjë të mirë jo vetëm për myslimanët por për tërë njerëzimin. Në ngritjen e vetëdijes katastrofave ekologjike për tërë njerëzimin dhe botën, nga shpallja të nënvizohen dhe të dalin në pah që kanë të bëjnë  me natyrën dhe planetin tokë. Të njihet islami si një e mirë e përgjithshme, zbulimi nga rregullimi social islam, të drejtat ekonomike, morali i bashkësisë njerëzore duke arritur një nënshtrim i cili është jashtë myslimanëve por me përmbajtje kuranore duke i pranuar dobitë e shpalljes që shihen në Kuran dhe urtësitë që ka në to. Nuk është fuqia kuranore vetëm në idenë e tij si ide, fuqia e tij është në fuqinë që vërtetohet në aktivitetet dhe në atë që përgjigjet në marrëdhëniet ekzakte si dhe në fuqinë e tij lëvizëse që shkakton kualitete të mira dhe të reja. Ai shkakton pajtueshmërinë e brendshme të individëve duke ndërtuar një bashkësi me vizione reale që të udhëheq në shoqëri, e këtë jo në mënyrën që shkatërroj e pastaj të ndërtoj por në mënyrë që të riparoj dhe ndërtoj. Kjo është ajo që i tubon jo vetëm myslimanët por edhe të tjerët rreth Kuranit çoftë nëse kjo ka të bëjë me kureshtarët ose interesi shkencor. Ky takim me Kuranin shkakton hulumtimin e asaj që është kreative dhe e dobishme. Në islamin e hershëm nuk është lënë askush që të participoj pasivisht, bile dhe në ato lëmi fondamentale. Bashkë me këtë është lënë një rrjedhje e gjerë për kreativitet personal pa të cilën gjë nuk është lënë as lënia e lutjes së Allahut. Me urdhëresën me Kur’an dhe synet, në Kur’an kemi edhe atë që është mendub, sjellje e mirë e kjo është lënë në dëshirën e lirë të atij që bënë namaz. Në urdhrin e zekatit është lënë mundësia e sadakës bamirësi vullnetare aq sa do në mënyra dhe në kategori të ndryshme pa e cenuar atë që është e urdhëruar.

E njëjta mundësi iu është dhënë njeriut edhe në lëmit tjera  të islamit. Mjafton që ata të cilët udhëheqin që ti japin prioritet një gjëje dhe në këtë do ti kanalizojnë të gjithë besimtarët ose secilin anëtar të bashkësisë i cili do të ndiej përgjegjësi për këtë. Secili person duhet të ketë ndjenjën e kënaqësisë personale, si dhe ndjenjën që jo vetëm të marrë pjesë në të mira, pot me këtë të mirë të pasurohet dhe të prosperohet. Kjo është një qasje pragmatike. E kjo qasje shihet më së miri te të rinjtë. Më në fund mund të konstatojmë si vijon: gjeneratat nga meset tradicionale kanë ndier nevojën që ti nënshtrohen Zotit dhe atyre të cilët i udhëheqin dhe vetëm kanë pyetur se si ta shprehim dëgjueshmërinë tonë? Pastaj gjenerata pasuese hasin pyetjen si ta shprehin nënshtrimin dhe dëgjueshmërinë dhe si të jemi të dëgjueshëm. Gjenerata më e re me gjithë këto pyetjet e para parashtron edhe dobinë me pyetjen se me dëgjueshmëri çka na ofron Zoti si shpërblim. Me fjalë të tjera gjenerata e re e do një islam që të jetë esenca e jetës me përgjigje kualitative në të gjitha provokimet qe na i paraqet jeta moderne, si fuqi kreative ata kërkojnë që feja të ketë rol shpëtimtar për vete si dhe në jetën në përgjithësi për botë. Pra nënshtrimi Zotit dëgjueshmëria nuk është dëgjueshmëri e verbër por impuls për të mirën, më të madhën më të shenjtën, ajo është mbajtëse e motivimit dhe aksioneve.

Autoriteti i vërtet islam që nxjerrë detyra kualitative që mund ti besohet.

Ky postim eshte shkruar nga:

- i cili ka 320 poste ne Medreseja Alauddin Prishtinë.


Kontaktoni autorin

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

August 2019
M T W T F S S
« Jul    
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

Kyqu në E-mail