Medreseja Alaudin

Kur do të bëhet Kiameti?!

Shkrime

Falënderimi i takon Allahut xh.sh., ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin a.s., si dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Dita e Kiametit është një prej fshehtësive që nuk e di askush përveç Allahut Fuqiplote, i cili në Kuran thotë: “Thuaj:“Askush, përveç Allahut, në qiej apo në tokë, nuk i di të fshehtat…”.(En-Neml , 65). Kjo nënkupton se edhe ndodhia mbi Kiametin është nga të fshehtat që askush nuk mund të dije momentin e tij përveç Zotit të Madhërishem, i Cili në shumë ajete kuranore konfirmon një fakt të tillë, sic thotë: “Vetëm Ai di për momentin e Kiametit dhe tek Ai do të ktheheni”. (Ez-Zuhruf, 85)
Gjithashtu, Allahu xh.sh. urdhëron edhe Muhamedin a.s. që të konfirmoj një gjë tillë, ndaj i thotë: “Njerëzit të pyesin për Kiametin, e ti thuaju: Për atë di vetëm Allahu!. Kush e di?! Ndoshta Kiameti mund te jete afer?!”. (Al-Ahzabë, 63)

Nga këto ajete kuranore kuptojmë qartazi dhe në mënyrë decidive se të vërtetën mbi momentin e Kiametit e di vetëm Allahu xh. sh. dhe askush tjetër pos Tij. Nga aspekti i ligjit hyjnor islam para se të ndodhë Kiameti paraqiten patjetër disa shenja të vogla dhe të mëdha. Ndërsa pohimet e ndryshme mbi atë se kinse Kiameti do të ndodhe në vitin 2012 janë vetëm trillime mediatike dhe spekulime ndaj opinionit në përgjithësi për të zgjuar interesimin dhe qasjen ndaj medieve.

Falenderimi i takon Allahut!

Përgatiti :

Mr. Adnan Simnica, profesor i lëndës së Tefsirit në Medrese

Ndaje: