Medreseja Alaudin

Z. Joe Preston në Medrese

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Zv/Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar z. Joe Preston, dje më 24.05.2013 vizitoi Medresenë.

Z. Preston u prit nga drejtori i Medresesë, z. Bahri Simnica dhe profesori i gjuhës angleze z. Xhevdet Rusinovci.

Drejtori i shkollës e njoftoi mysafirin për historikun e shkollës, funksionimin, personelin edukativ, lëndët mësimore, si dhe për çështje të tjera që ndërlidhen me procesin mësimor – edukativ.

Z. Simnica e falënderoi z. Preston për vizitën dhe bashkëpunimin si dhe për ndihmën e parezervë që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës.

Në anën tjetër, z. Preston e falënderoi drejtorin për mikpritjen dhe u shpreh se është i kënaqur që ka rastin të vizitojë Medresenë.

Zv/Ambasadori foli për rëndësinë e edukimit të gjeneratave të reja dhe rolin e shkollës në këtë aspekt. Për më tepër, ai theksoi se Kosova është duke bërë hapa të sigurtë drejt integrimeve europiane dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet është duke i përballur me mjaft sukses.

Vizita në përgjithësi zgjati rreth një orë, ndërsa bashkëbisedimi ishte i nivelit tejet miqësor.

Kjo ishte një vizitë shumë e rëndësishme për Medresenë. Medreseja përzemërsisht e falënderon Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar për këtë vizitë.

Ndaje: