Medreseja Alaudin

Aktivitet në lëndën e gjuhës angleze

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Klasa 12/1 javën e kaluar ishte pjesë e një ore të vecantë në lëndën e gjuhës angleze. Profesori i lëndës dhe nxënësit për një orë mësimore, përmes ushtrimeve, diskutimeve, debatit dhe punës në grupe, provuan kapacitetet rreth cështjeve që kanë të bëjnë me të rinjtë, me temën: The Youth – Rinia.

Aktivitetet në lëndë të ndryshme në shkollën tonë, të karakterit ekstra-kurikul janë mjaft të shpeshta dhe mirëpriten mjaft mirë nga ana e nxënësve.

Edhe në këtë aktivitet nxënësit demonstruan shkathtësitë, fuqinë dhe elanin e tyre duke i dhënë orës gjallëri e freski të vecantë.

Në këtë aktivitet pati edhe të ftuar të tjerë dhe profesorë të lëndëve të tjera në medrese.

Ora e mbajtur është cilësuar si përgatitore, ndërsa implementimi dhe realizimi i plotë në formë prezantimesh do të bëhet në Muzeun Etnologjik në Prishtinë.

Ndaje: