Në ambientet e shkollës së mesme te Medrese Alauddin ne Prishtine me datën 22.02.2018 është mbajtur aktiviteti i lendes se Fizikës EUREKA i realizuar nga nxënëset e klasës së 10 me dy paralelet e saja 3 dhe 4 nen udhëheqjen e profesoreshës se fizikës Fexhrije Simnica – Ismaili.
Tematikat e aktivitetit ishin Energjia dhe Dinamika, te cilat u shpjeguan si dukuri fizike e te cilat u bene edhe me shume interesante përmes eksperimenteve te realizuara nga vete nxënëset në një mënyrë mjaft kreative. Po ashtu ne hollin e shkollës ishin te vendosura edhe punime te tjera si ne hamer, skicime etj. te cilat ishin mjafte te pëlqyera nga audienca.
Programi u mbyll me dy kuize, te cilat u realizuan duke përfshire audiencën, si nga radhët e nxënësve po ashtu edhe profesorët.
Nxënësit e Medresesë në vazhdimësi paraqesin njohuritë e tyre në forma praktike dhe në mënyrë kreative.