Drejtori Jonuz Salihaj me bashkëpunëtor vizitoi Medresenë Alauddin në Prishtinë. Ata u pritën nga drejtori i Medresesë z. Jakup Çunaku, sekretari Sylejman Osmani dhe disa mësimdhënës. Gjatë takimit u vu në theks bashkëpunimi i mirë dhe fokusimi edhe më tutje në cilësinë e arsimit dhe edukimit. Në anën tjetër, ata u dakorduan që të angazhohen për organizimin e aktiviteteve të ndryshme me rastin e Ditës së mësuesit, më 7 mars.