Medreseja Alaudin

DIGJITALIZOHET PARALELJA E GJILANIT

Lajme dhe aktivitete

Procesi i digjitalizimit të ShML “Medreseja Alauddin” u bë realitet edhe në paralelen e ndarë fizike në Gjilan dhe sot me datë 25.11.2021 kjo paralele u pajis me 6 tabela te mençura – Smart Boards -Samsung 65 inch që u dhuruan donacion nga disa prindër bamirës përmes Drejtorisë së ShML “Medreseja Alauddin” në Prishtinë.
Për të shfrytëzuar tabelat e mençura në mënyrë sa më racionale u përkujdes trajneri, prof. Imet Fejza, i cili ofroi njohuri të mirëfillëta për mësimdhënësit e pareleles.
Koordinatorja, Merita Boroci dhe stafi mësimdhënës u shprehën mjaftë të lumtur dhe me këtë rast falënderuan donatorët dhe drejtorinë e shkollës për përkujdesjen për mbarëvajtjen dhe avansimin e punës arsimore në paralelen e Gjilanit.
Gjithë kësaj i parapriu takimi i drejtorit, mr. Fadil Hasani me kryesinë e Këshillit të nxënësve të paraleles si dhe mbledhja me stafin mësimdhënës të paraleles.
Këto paisje do të shërbejn si avancim i procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënjes në shkollen tonë.

Ndaje: