Medreseja Alaudin

MËSIMDHËNËSIT E MEDRESESË TRAJNOHEN NË PËRDORIMIN E SMART BOARDS

Lajme dhe aktivitete

Këto ditë nëntori të vitit shkollor 2021/2022 Medreseja Alauddin u pajis me 26 tabela të mençura – Smart Boards të prodhuara nga Clevertouch dhe Samsung, shtatë prej tyre 75 inch dhe nëntëmbdhjetë sish prej 65 inch, të mbështetur nga Kryesia e BIRK-ut, me një donacion nga KUSA e mbështetur nga Ambasada Amerikane dhe në veçanti nga disa prindër (për këtë dnacion do të përgatitet së shpejti një kronikë). Për të avansuar mësimdhënien dhe mësimnxënjen në shkollë Drejtoria e shkollës angazhoi dy dit trajnim, me datën 16/11/2021 dhe sot me datën 22/11/2021 për mësimdhënësit e shkollës në përdorimin e Smart Boards, lidhjen e tyre me pajisje: PC, laptop, android etj. me bazë në shkollë nga njohësi i kësaj fushe, trajneri dhe ish profesori i Medresesë, Imet Fejza. Ky trajnim, në javët në vijim, do të vazhdojë të mbahet edhe në dy paralelet e ndara fizike në Prizren dhe në Gjilan.

Ndaje: