Medreseja Alaudin

Nxënëset e paralelës në Prizren ndoqën filmin “Zgjoi”

Lajme dhe aktivitete

Nxënëset e Medresesë Alauddin, paralelja e ndarë fizike në Prizren, ndoqën filmin “Zgjoi”
Nxënëset e Medresesë Alauddin, Paralelja e ndarë fizike në Prizren, organizuan një aktivitet duke vizituar kinemanë Cineplexx në Prizren ku ndoqën filmin “Zgjoi”.
Filmi Zgjoi, me skenar dhe regji të Blerta Bashollit, me Yllka Gashin në rolin kryesor, filmi më i sukseshëm i kinematografisë shqiptare deri sot, fitues i trefishtë në Sundance 2021 dhe fitues i shumë çmimeve të tjera ndërkombëtare.
Ky film është i bazuar në ngjarje të vërtetë që portretizon Fahrijen, e cila është në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë. Në përpjekjet për mbijetesë si nënë e vetme, në Kosovën e pasluftës, ajo u bashkua me disa gra të tjera të fshatit që kishin mbetur të veja dhe krijuan kooperativën bujqësore “Krusha”, që merren me përpunimin e turshisë dhe ajvarit. Fahrija nuk heq dorë dhe vazhdon të luftojë jo vetëm për të mbajtur familjen e saj, mirëpo edhe për të luftuar paragjykimet kundër një komuniteti që është armiqësor ndaj saj.
Nxënëset mbeten të kënaqura me këtë organizim dhe aktivitet.

Ndaje: