Medreseja Alaudin

Historiku i medhehebeve në Islam

Shkrime

بسم الله الرحمن الرحيم

الحمد لله رب العالمين وبه نستعين على أمور الدنيا والدين، والصلاة والسلام على رسولنا محمد وعلى آله وصحبه أجمعين.

Nuk ka dyshim se medh-hebet apo shkollat juridike nuk kanë ekzistuar në kohën e Pejgamberit a.s. dhe as në kohën e sahabëve, sepse besimtarët në atë kohë për cdo çështje apo mesele i drejtoheshin vet Resulullahit, e pas vdekjes së Tij sahabëve.

Mirëpo pas kalimit të kësaj kohe, Islami filloi ti zgjeroi kufijtë e tij edhe jashtë siujdhesës  arabe, fise dhe popuj të ndryshëm pranuan islamin, lindën edhe pyetje të reja qe përgjigjjet e tyre ndoshta nuk ishin të cekura as në Kur’an dhe as në hadithet e Pejgamberit a.s., lindën problematika të ndryshme, linden ndodhi të ndryshme!!!, dhe ky ishte shkaku kryesor qe qoi deri te lindja apo formimi i shkollave juridike islame.

Dijetarët islam kanë theksuar se në islam u themeluan katër shkolla juridike apo katër medh-hebe, dhe ato janë :

– Medh-hebi Hanefij, të cilin e themeloi juristi më i madh i Irakut, dijetari i shquar i kohës, Nu’man bin Thabit bin Zuta i njohur me emrin Ebu Hanife, i cili lindi në vitin 80 h dhe vdiq ne vitin 150 h.

– Medhe-hebi Malikij, të cilin e themeloi dijetari i njohur i Medines, Malik bin Enes bin Ebi Amir El-Asbehiju i lindur në vitin 93 h dhe vdiq 179-h.

– Medh-hebi Shafi’ij, të cilin e themeloi dijetari i njohur Muhamed bin Idris Eshafij,  i cili lindi në vitin 150-h dhe vdiq ne vitin 204-h.

– Medh-hebi Hanbelij, të cilin e themeloi dijetari i njohur Ahmed bin Hanbel Esh-shejbaniju, lindi në vitin 164-h dhe vdiq në vitin 241-h.

Duhet ta kemi parasysh se juristët islam zakonisht mospajtimet e tyre i kanë në çështje dytësore dhe jo në ato parësore, dhe pikërisht për këtë dijetarët kanë theksuar se  : ” Medh-hebet janë sikurse një pemë me katër degë të cilat ushqimin e tyre e marrin nga një burim apo nga një rrënjë, ashtu edhe katër medh-hebet argumentet dhe fetvat e tyre i marrin nga të njëjtat rrënjë apo nga një burim, dhe ai burim është Kur’ani dhe suneti i Pejgamberit a.s. ”.

Pra duke pasur parasysh se katër medh-hebet paskan të njëjtin burim atëherë  cdo besimtar ka të lejuar që ta zgjedh medh-hebin që ai dëshiron, apo ta zgjedh fetvanë për ndonjë çështje nga cili do medh-heb qoftë nëse ai mendon se ajo fetva është më e sakta, mirëpo nuk ka te drejtë të mbledh apo të akumulon fetvatë të cilat konsiderohen më të lehtat brenda katër medh-hebeve.

Në fund mund të themi se katër medh-hebet e lartshënuara kanë dhënë kontribut të madh në sqarimin dhe komentimin e islamit, ato e pasuruan dhe e kultivuan skajshmërisht jurisprundencën islame, dhe neve si besimtar përmes medh-hebeve do ti kuptojmë më lehtë çështjet juriste islame.

Përgatitur nga:

Mr. Ekrem Maqedonci, profesor i lëndës së Fikhut në Medresenë e Mesme Alaud-din në Prishtinë

Ndaje: