Në ambientet ShML “Medreseja Alauddin” në paralelen e ndarë fizike në Prizren me një program të pasur u shënua Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Arabe. Nxënëset e kësaj paralele përgatitën program kulturor, nën monitorimin e mësimdhënëses së gjuhës arabe Sumeja Hashani, e cila u asistua edhe nga prof. Flamur Sofiu.Nxënëset shpalosën programin e tyre të përgatitur, me poezi, projekte e recitale kushtuar gjuhës arabe.Me këtë rast, u organizua edhe një kuiz me disa pyetje nga gjuha arabe, ku për përgjigjet e sakta nxënëset u shpërblyen me dhurata modeste. Mësimdhënsja Sumeja Hashani vuri në pah disa karakteristika të kësaj gjuhe si dhe prezantoi disa të dhëna të dobishme. Arabishtja hyn tek gjuhët më të vjetra semite dhe një nga gjuhët më të përhapura në mbarë botën. Mbi 422 milion njerëz e flasin këtë gjuhë, të cilët kryesisht janë qytetarë të vendeve arabe, shto një numër tjetër që vijnë nga vende të ndryshme.Vlen të përmendet se 18 dhjetori i çdo viti shënon Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Arabe.