Medreseja Alaudin

Mbahet manifestimi: “Medresja Alauddin në 100 vjetorin e pavarësisë”

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Me rastin e 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë Medreseja Alauddin organizoi një manifestim të pasur.

Me këtë rast pos shënimit të manifestimit të lartpërmendur, Medreseja nderoi familjet e medresantëve dëshmorë me mirënjohje dhe DEKORATËN “SHËHIDËT MEDRESANTË”, por edhe musafirë të tjerë.

Të ftuar në këtë manifestim ishin përfaqësues të institucioneve, familjet e dëshmorëve,  ambasada, drejtor shkollash, e organizata të ndryshme.

Programi filloi me intonimin e himit kombëtar dhe atë të Kosovës dhe pjesë nga Kur’ani Fisnik.

Programin me fjalimin e tij e hapi drejtori Bahri Simnica i cili shpalosi një historik të shkurtër të medresesë dhe kontributi i saj në lirinë e vendit.

Myftiu Mr. Naim Tërnava veq fjalëve për medresenë dhe kontributin e saj si shtëpi e Zotit dhe Kombit, në theks vuri rolin e hoxhollarëve në lirinë e vendit.

Me fjalë rasti u paraqitën edhe përfaqësues nga DKA Prishtinë dhe përfaqësues i familjeve të medresantëve dëshmorë.

Ne këtë program u përurua libri i Bashkësisë Islame “Imamët shehidë-dëshmorë”, kumtesën e së cilës e lexoi z. Ramadan Shkodra.

Programi vazhdoi me program artistik të përbërë nga poezi, ese e ilahi.

Pjesa e programit vazhdoi me shpërndarjen e dekoratave, mirënjohjeve e dhuratave për familjet e dëshmorëve. .

Nga medreseja familja Jasharaj u nderua me Dekoratën “Shehidët Medresantë” të cilën e pranoi z. Rifat Jashari. Me mirënjohje e dekoratë u nderua Myftiu Mr. Naim Tërnava për kontributin e tij në këtë drejtim.

Pas dekoratave dhe mirënjohjeve u shpalos pllakati në të cili janë të shënuar emrat e shehidëve medresantë. Atë e shpalosi z. Rifat Jashari dhe mr. Naim Tërnava.

Pas programit për musafirët u shtrua drekë.

Në vijim fotogaleria:

Ndaje: