Medreseja Alauddin viziton Medresenë ISA BEU në Shkup

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Përveç aktiviteteve brenda saj kësaj here medreseja pati një aktivitet më ndryshe , vizitoi Medresenë ISA BEU në Shkup.

Ditë e Enjte (12.11.2015) në mëngjes , kryesia e shkollës , nxënës maturantë, drejtori, disa nga arsimatët dhe stafi admistrativ morrëm rrugën për në Shkup. Atmosfera në autobus ishte për mrekulli , ndëgjonim Kur’an , ilahi , si dhe vetë këndonim në grupe ilahi të ndryshme , po ashtu gjatë udhës nuk munguan këshillat e profesorëve dhe që për ne kishin vlerë të madhe.

Pas udhëtimit rreth dy orësh , mbërritëm në destinacionin e synuar –  “Medresenë ISA BEU” në Shkup. E veçantë ishte mirëpritja të cilën na e bënë maturantët e ISA BEUT.

Fillimisht na drejtuan drejt për në kafiterinë e shkollës ku ishte organizuar një koktej për ne.U njoftuam , bisedonim , më pas morri fjalën kryetari i shkollës së ISA BEUT ku na njoftoi me historikun e kësaj shkolle , nuk mungoi edhe leximi i Kur’anit nga nxënësit e të dy shkollave. Ps përfundimit të koktejit dhe relaksimit kryesia e shkollës së tyre na shoqëruan për ti parë konviktin e shkollës , biblotekën e shkollës , fushën e sportit , njashtu patëm nderin që ti shohim disa klasë se si funksionojnë gjatë orëve mësimore , u njoftuam edhe me planprogramin e tyre mësimor.

Më pas na drejtuan për në restaurant për të ngrënë drekë , ushqimi ishte i pregaditur për mrekulli , shërbimi ishte në nivel. Përfunduam ushqimin dhe tashmë ishte koha për ta falur namazin e drekës së bashku me nxënësit e ISA BEUT , ku ishte nderë të na prijë si imam nxënësi jonë hfz.Amir Isaki. Pas namazit ishte koha për ilahi ku u bë një grup i bërbashkët nga të dy shkollat , grup që ndëgjimin e tyre e ka qejf veshi i njeriut.

Falëm edhe namazin e ikindisë dhe kryesia e shkollës së tyre kishin pregaditur dhurata për të gjithë ne , veprim që na la përshtypje të mira. Pasi u  përshëndetëm me të gjithë stafin e shkollës ISA BEU dhe me maturantët e kësaj shkolle u nisëm për në Prishtinë.Gjatë  udhëtimit komentohej mirëpritja e tyre që ishtë për tu vlerësuar lartë.

Ndaje: