Edhe në këtë vit si edhe viteve të tjera nxnëns të medresesë së Prishtinë e me ta edhe pjesë e punonjësve dhuruan vullnetarisht gjak.
Nisur nga fakti tanimë i njohur se me dhurimin e gjakut u ndihmohet atyre që kanë nevojë kjo ndjenjë humaniteti shtyu shumë dhurues vullnetar gjaku të prisnin në radhë për të shprehur këtë humanizëm të tyre në praktikë.
Punëtor të zellshëm e të kujdesshëm nga Qendra Kombëtare për Transufzion të Gjakut ishin të zënë nga paraditja e deri pasdite me marrjen e gjakut që dhuruan nxënës e punëtor të medresesë.
Ky aktivitet humanitar tanimë është tradicional dhe shpresat janë se do të vazhdojë dhe medreseja do të jetë gjithmonë e gatshme të ndihmojmë në këtë fushë.
Atyre që janë të sëmurë e kanë nevojë për këtë gjak Allahu u ndihmoftë e i shëroftë.
Prishtnë
Mars / 2014
Fotogaleria: