Në prezencën e Myftiut të Republikës së Kosovës Mr. Naim Ef. Tërnava, Medreseja e Mesme Alauddin shpërblen nxënësit dhe nxënëset e dalluara gjatë vitit shkollor 2011-2012
Sot. me 26 Prill 2012, në Medrese, Myftiu Tërnava mbajti një fjalim me rastin e shpërblimit të nxënësve më të dalluar të shkollës. Ai përgëzoi nxënësit dhe kolektivin e Medresesë për punën dhe kontributin e dhënë në ngritjen e nivelit edukativo-arsimor si dhe premtoi përkrahjen e parezervë të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për këtë institucion.
Ky aktivitet u shfrytëzua njëherësh që të bëhet prezantimi edhe i nxënësve dhe nxënëseve të Medresesë që do të jenë pjesmarrës në Garat e Gjuhës Arabe, që do të mbahen në Stamboll të Turqisë në muajin Maj.
Me këtë rast, nxënësit interpretuan pikën e “Hutbes, Shi’rit-Poezisë, dhe Ilahisë” më ç’rastë treguan performancë të shkëlqyeshme që premton rezultate të mira për garën e Stambollit.
Ndërkohë në fund të fjalimit të Myftiut u bë edhe shpërblimi i nxënësve të dalluar si në nivel të shkollës ashtu edhe në nivel të klasëve nga paralelja e djemve dhee vajzave.
Liridon Zhegrova u shpall nxënësi më i dalluar në nivel shkolle nga paralelja e djemve.
Hyrishae Morina u shpall më e dalluara në nivel shkolle nga paralelja e vajzave. Që të dy këta nxënës morrën edhe një shumë prej 100 eurosh si inkurajim për punën dhe angazhimin e tyre.
Ndërsa nxënësit më të dalluar në nivel klasësh u shpërblyen me një shumë pre 50 eurosh. Ata janë:
Pralelja e djemve: Paralelja e vajzave:
- Qëndrim Krasniqi kl. 13 1. Albulena Hajra kl. 13
- Sahit Ibrahimi kl. 12-a 2. Merjeme Kqiku kl. 12
- Enis Arifaj kl. 12-b 3. Jehonë Sulejmani kl. 11
- Sejfullah Pantina kl. 11-a 4.Arlinda Fejzullahu kl. 10
- Arti Mahalla kl. 11-b
- Berat Namani kl. 10-a
- Shkëlzën Sadiku kl. 10-b
Fotogaleria: