Medreseja e mesme Alauddin shënoj përvjetorin e saj të 62-të në këtë vit. Pasi leximit të një pjesë nga Kur’ani nga nxënësi i kësaj shkollës, drejtori iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti ku ndër tjera tha se; “Jemi shumë krenar që me dekada ky tempull dije nxori kuadro të shumta të cilat janë në shërbim të popullit tanë.” Njashtu drejtori vuri në pah edhe sukseset e vazhdueshme të Medresesë si në arenën kombëtare po ashtu edhe ndërkombëtare. Njëherit shumë nxënës tanë janë shembulli më i mirë për shoqërinë si në arsimim njashtu edhe në edukim. Për hir të përvjetorit të 62-të nxënësit kishin përgatitur një program kulturor me poezi, lexim esesh, këndim të ilahive dhe pika të ndryshme të humorit.