Medreseja Alaudin

Merita Boroci emërohet Koordinatore e paralelesë së ndarë fizike në Gjilan

Lajme dhe aktivitete

Paraleles së ndarë fizike në Gjilan gjatë vitit shkollor 2021/2022 do t’i prijë zonja Merita Boroci.
Ajo u emërua koordinatore e paraleles me vendim të Drojtorisë së shkollës.
Merita është mësimdhënëse e lëndës së Historisë islame në Gjilan, që nga themelimi i paraleles së vajzave në vitin 2018.
Merita Boroci lindi në fashatin Marec, komuna e Prishtinës, më 01.07.1991.
Shkollimin fillor e kreu në ShMU “Shkëndija” në Hajvali.
Shkollën e mesme e kreu në Medresen Alauddin, në Prishtinë, gjatë viteve 2007-2011.
Studimet baçelor i ka kryer në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë (2011-2015).
Merita e ka përfunduar edhe Fakultetin Ekonomik, drejtimi Menaxhment dhe Inormatikë.
Aktualisht është në përgatitje të temës së masterit në FSI.
Që nga viti 2011, krahas studimeve, Merita ishte pjesë e organizimeve të ndryshme studentore, si dhe pjesëmarrëse në seminare, konferenca, ligjërata dhe organizime të ndryshme me tematikë fetare në kuadër të Departamentit të Gruas të BIRK-ut, si dhe është mualime në KBI të Gjilanit që nga viti 2017.
Jeton dhe vepron në Gjilan. Është e martuar, dhe është nënë e dy fëmijēve.
I urojmë punë të mbarë dhe suksese në detyrën e re!

Ndaje: