Medreseja Alaudin

PARALELJA NË PRIZREN NDAU ÇMIMET E KONKURSIT LETRAR

Lajme dhe aktivitete

NË MEDRESENË “ALAUDDIN”, PARALELJA NË PRIZREN, U NDANË ÇMIMET E KONKURSIT LETRAR PËR NDER TË DITËLINDJES SË MUHAMEDIT A.S. DHE U ZHVILLUA NJË KUIZ NË NIVEL SHKOLLE
Në Medresenë “Alauddin”, Paralelja e ndarë fizike në Prizren, u organizua një garë në fushën e letërsisë për prozë e poezi dhe një kuiz për të gjithë nxënësit e shkollës.
Sipas planifikimit, takimi u hap me këndimin e disa ajeteve të Kuranit dhe pastaj me leximin e agjendës. Më pas, fjala iu dha koordinatorit Almedin Ejupi, i cili falënderoi të gjithë të pranishmit dhe shprehu gatishmëri të plotë në mbështetjen e organizimeve të tilla. Këtë takim, ai e cilësoi si të dobishëm dhe me mjaft interes për nxënësit dhe nxënëset e shkollës. Gjithashtu, koordinatori gjeti rastin për të kujtuar edhe ngjarjet më të rëndësishme historike të kombit tonë në muajin NËNTOR.
Pas këtij fjalimi, filloi ndarjave çmimeve për fituesit e konkursit në fushën e letërsisë për prozë dhe poezi, organizuar për nder të personalitetit të Muhamedit a.s. Kësaj radhe, konkurrenca në mes të pjesëmarrësve ishte në nivel të kënaqshëm dhe prurjet e nxënësve u vlerësuan lart nga profesorët e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Fituesit u shpërblyen me certifikata mirënjohjeje dhe me çmime simbolike.
Me ndarjen e çmimeve, u mbyll pjesa e parë e takimit për t’i lënë vend pjesës së dytë: kuizit në platformën Kahoot. Pas marrjes së udhëzimeve dhe detajeve të tjera për funksionimin e kësaj platforme nga prof. Almedin Ejupi, nisi gara e testimit të njohurive fetare. Nxënësit dhe nxënëset e shkollës vazhdimisht përpiqeshin të përgjigjeshin saktë dhe shpejt në pyetjet e shfaqura në ekranin e zmadhuar, konform rregullave të paracaktuara. Pas përfundimit të pyetjeve, u shfaqen rezultatet përfundimtare që dëshmonin në përgjithësi një nivel të mirë të përgjigjeve edhe në pyetjet më të vështira.
Në fund kësaj ceremonie, nxënësit u shprehen të lumtur dhe të gëzuar që ishin pjesë e takimit, duke falënderuar koordinatorin dhe mësimdhënësit për këtë organizim të qëlluar dhe të suksesshëm.

Ndaje: