Ditë e enjte e 26 Nëntorit ishtë më ndryshe për ne. Në këtë ditë Medresenë e vizituan dy personalitete të rëndësishme Muftiu i Republikës së Kosovës Mr. Naim Tërnava dhe kryeparlamentari i republikës së Kosovës z. Kadri Veseli.
Me të arritur në shkollën tonë kryeprlamentari Veseli nderoi dëshmorët e rënë të kësaj shkolle duke vendosur edhe lule para pllakatit me emrat e tyre të vendosur në hyrje të medresë.
Intonimi i himnit të Kosovës dhe atij kombëtar si dhe leximi i disa ajeteve nga Kur’anit fisnik ishin pjesa hyrëse e këtij takimi me shkollën dhe nxënësit. Veq kësaj nga pjesa artistike u recitua poezi nga nxënësja Sumeja Kqiku e cila solli emocion të veqantë.
Drejtori i shkollës z. Bahri Simnica u paraqit me fjalë përshëndetëse në të cilën u uroi musafirëve mirëseardhje dhe i ftoi në ndihen si në shtëpine e tyre meqë medreseja është shtëpi e të gjithëve.
Kryeparlamentari z. Veseli në fillim të fjalës së tij falendëroi të gjithë për mirëkëpritjen e ngrohtë dhe konfirmoi edhe njëherë vlerën e madhe të medresesë në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të fetare e kombëtare. Veq tjerash theks të veqantë z. Veseli i dha zhvillimeve të fundit dhe nevojën për tolerancë dhe mirëkuptim në mes njërëzve pamvarësisht bindjeve të tyre. Fakt ky që ne medrese mësohet që prej themelimit të saj.
Myftiu Tërnava në fjalën e tij konfirmoi rëndësinë që pati dhe ka medreseja për të ruajtur dhe kultivuar vlerat e larta fetare e kombëtare. Gjatë viteve të lavdisë për shtetndërtim dhe pavarësi medreseja e dëshmoi vetën në këtë rrugë, duke u bërë kështu vendi i shumë takimeve me rëndësi të veqantë për shtetin e ri të Kosovës. Allahu ka krijuar njerëzit në popuj e fise që ata të njihen në mes veti e jo të luftohen, duke iu referuar më këtë Kur’anit fisnik, vazhdo fjalimin e tij muftiu ynë. Islami është fe e paqes andaj çdo tentativë për ta lidhur këtë fe të paqës me terrorizmin është keqkuptim dhe keqinterpretim i Islamit.
Veq kësaj nxënësit patën rastin të shtrojnë pyetje për të pranishmit. Me pyetje u drejtuan nxënësit Redon Syla nga klasa 12/1 dhe Arlinda Ajvazi nga klasa 12/4. Në këto pyetje me kënaqësi të veçantë u përgjigjen musafirët e nderuar.
Iu falënderojmë për vizitën tuaj.