Sot, drejtori i Medresesë Fadil Hasani priti në takim Myftiun e Republikës Mr. Naim Tërnava, dhe Sekretarin e BIK Ahmet Sadriu.
Myftiu e uroi Drejtorin dhe gjithë stafin e shkollës me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, me ç’rast dhe vizituan nxënësit dhe profesorët në procesin mësimor. Ai i përshëndeti dhe i uroi për një vit shkollor me shumë të arritura, përkundër sfidave dhe kufizimeve në kohën e pandemisë covid-19. Myftiu Tërnava edhe njëherë shprehu gatishmërinë për përkrahje të parezervë për Medresenë Alauddin, si një ndër institutionet më të rëndësishme të Bashkësisë Islame të Kosovës.