Medreseja Alaudin

NË PARALELËN E PRIZRENIT MANIFESTOHET DITËLINDJA E MUHAMEDIT A.S.

Lajme dhe aktivitete

NË MEDRESENË ALAUDDIN, PARALELJA E NDARË FIZIKE NË PRIZREN MANIFESTOHET DITËLINDJA E MUHAMEDIT A.S.
Me rastin e muajit Rebiul Evel, muajit të lindjes së Muhamedit a.s. në Medresenë Alauddin, në paralelen e ndarë fizike të saj në Prizren, u mbajt një program, të cilin e përgatitën nxënëset e shkollës. Programi u hap me lexim të një pjese nga Kurani.
Pastaj, me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua Koordinatori i paraleles, prof. Almedin Ejupi, i cili i përgëzoi nxënëset për programin. Ai, shkurtimisht foli për shëmbëlltyrën e të Dërguarit të Zotit. Koordinatori gjithashtu uroi nxënësit dhe stafin e shkollës për 70 vjetorin e themelimit të Medresesë Alauddin. Programi vazhdoi me këndim të salavateve për më të dashurin e Allahut dhe gjithë njerëzimit.
Fjalimin qëndror përse e përkujtojmë – ditëlindjen e Muhamedit a.s. e mbajti profesori Reshat ef. Mexhiti, për të rikujtuar këtë dritë të dhuruar për të gjithë njerëzimin nga Zoti i Madhërishëm, dritë kjo që nuk do të fiket asnjëherë. Ai në pika të shkurtra potencoi gëzimin që duhet ta kenë besimtarët për ardhjen e këtij Pejgamberi.
Programi u pasurua nga ana e nxënësve me monologje e ilahi mbi jetën e Pejgamberit a.s.

Ndaje: