Medreseja Alaudin

DITA NDËRKOMBËTARE E GJUHËS ARABE

Lajme dhe aktivitete

Nën përkujdesjen e mësimdhënësit të gjuhës arabe, prof Kujtim Jashanica, nxënësit dhe nxënëset e klasave të 11-ta në shkollën amë zhvilluan aktivitete në lëndën e gjuhës arabe, duke përgatitur projekte dhe punime të ndryshme për t’i paraqitur ato në klasë dhe për t’i shfaqur arritjet e tyre në këtë lëndë.
Nxënësit zhvilluan diskutime rreth projekteve të prezantuara, kurse mësimdhënësi i lëndës lavdëroi dhe vlerësoi lartë punën dhe projektet e prezantuara të të gjithë nxënësve, duke veçuar projektin e nxënëses Suhejla Franca nga klasa 11/3, e cila kishte përgatitur analizën e dy ajeteve nga Kurani, duke i ndërlidhur me njësitë gramatikore të shtjelluara në lëndën e gjuhës arabe.

Ndaje: