Medreseja Alaudin

Përfundoi “KUIZI 2011”

Lajme dhe aktivitete


Me paralelet e djemve, sot përfundoi Kuizi i Diturisë 2011. Edhe sot, të gjithë nxënësit dhe personeli i Medresesë “Alauddin” ishin dëshmitarë të një gare të fortë dhe inkurajuese për secilin nxënës. Edhe dita e sotme e garave u zhvillua në dy nivele. Në nivelin e parë garuan klasët 10 dhe 11, e në të dytin ato 12 dhe 13.

Juria vlerësuese, e cila sot ishte në këtë përbërje: Sabri Bajgora – BIK, Almedin Ejupi, prof., Muhemed Dërmaku, prof., dhe Driton Arifi, prof., vlerësoi pjesëmarrësit e grupeve garuese si më poshtë:

Niveli i I:

Vendi i parë   klasa 11 – Gjilan (Mërgim Alidema, Arlind Salihu, Adem Sakihaj)

Vendi i dytё    klasa 11 – Prizren (Bekir Bytyqi, Dardan Suka, Mevlan Krasniqi)

Vendi i tretё   klasa 11/b Prishtinё (Enis Arifaj, Behxhet Kodraliu, Korab Haxha)

Vendi i katёrt   klasa 10/b prishtinё

Vendi i pestё    klasa 11/a Prishtinё

Vendi i gjashtё klasa 10/a Prishtinё

Vendi i shtatё   klasa 10 – Prizren

Vendi i tetё      klasa 10 – Gjilan

Niveli i II:

Vendi i parё   klasa 12/a Prishtinё (Besar Miftari, Ensar Halimi, Valdet Gashi)

Vendi i dytё    klasa 12 – Prizren (Dardan Gashi, Masar Skenderi, Sallem  Rama)

Vendi i tretё   klasa 13 – Prishtinё ( Ajet Aliu, Gëzim Ilazi, Afrim Arifi)

Vendi i katёrt   klasa 12 – Gjilan

Vendi i pestё    klasa 13 – Prizren

Vendi i gjashtё klasa 13 – Gjilan

Vendi i shtatё   klasa 12/b Prishtinё

Grupet fituese të tri vendeve të para morën këto shpërblime:

Vendi i pare: 120 euro, mirënjohje, libër.

Vendi idytë: 90 euro, mirënjohje, libër.

Vendi i tretë: 60 euro, mirënjohje, libër.

* Të gjitha grupet tjera u shpërblyen me 30 euro dhe libër për pjesëmarrje.

Të përkujtojmë, të premten u zhvillua dita e parë e kuizit për paralelet e vajzave. Kuizi i diturisë është tradicional në shkollën tonë dhe çdo vit organizohet në forma të ndryshme.

Drejtoria e Medresesë “Alauddin” në Prishtinë falënderon të gjithë nxënësit dhe stafin për pjesëmarrje, në veçanti garuesit të cilët për dy ditë me radhë i dhuruan shkollës momente të veçanta dhe atmosferë të këndshme. Gjithashtu, Drejtoria inkurajon fuqishëm të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit që vazhdimisht të jenë nismëtar të evenimenteve të ndryshme të dijes sikurse ishte Kuizi i organizuar këtë vit.

Ndaje: