Medreseja Alaudin

ZONJA SHPRESA SHALA, DREJTORE E DKA – PRISHTINË VIZITOI MEDRESENË

Lajme dhe aktivitete

Sot zonja Shpresa Shala, drejtore e DKA Prishtinë, me një pjesë të stafit të saj vizitoi ShML “Medreseja Alauddin”, për t’u njohur nga afër me punën dhe procesin mësimor që zhvillohet në shkollë.
Ajo shprehu konsideratë dhe vlerësoi punën arsimore edukative që zhvillohet në Medrese, e cila është në trendin e duhur me zhvillimet në avansimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies në shkollë, duke qenë lidere në dixhitalizimin e shkollës.
Zonja Shpresa Shala, drejtore e DKA-së Prishtinë u prit prej drejtorit të medresesë, z. Fadil Hasanit, profesorëve dhe nxënësëve të shkollës.
Drejtori e falënderoi dhe shprehu mirënjohjen ndaj zonjës Shpresa Shala dhe stafit të mrekullueshëm të DKA-së në Prishtinë, për bashkëpunimin, mbështetjen dhe gatishmërinë për t’i mbështetur proceset nëpër të cilat po kalon shkolla.

Ndaje: