Përfundoi suksesshëm gjysëmvjetori i parë ( 2011/2012)

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Sot më 23.12.2011, përfundoi gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor  2011/2012.

Kjo periudhë e këtij viti shkollor u realizua në kushte shumë ideale për mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Medreseja Alauddin ka filluar këtë vit shkollor shumë e përgatitu si me  kushte teknike ashtu edhe me staf arsimor edukativ por edhe administrativ e teknik, prandaj edhe suksesi i arritur në këtë gjysmëvjetor ka qenë i pritur.

Objektivat e paraqitura nga drejtoria e shkollës në fillim të vitit janë realizuar shumë kënaqshëm falë angazhimit të të gjithë stafit të shkollës por gjithsesi edhe nxënësve.

Medreseja Alauddin falënderon të Madhin Zot me ndihmën e të Cilit u arrit ky sukses duke e lutur për suksese edhe më të mëdha.

Medreseja falënderon stafin e saj pastaj edhe të gjithë nxënësit për angazhimin e bërë në këtë periudhë të parë të këtij viti shkollor duke i thirrur ata për angazhim të mëtutjeshëm dhe serioz edhe në të ardhmen.

Vlen të theksohet se në këtë gjysmëvjetor medreseja Alauddin ka arritur  notën mesatare në nivel shkolle

shumë mirë (4).

Kjo u theksua në mbledhjen e këshillit arsimor edukativ të mbajtur të premten. Kjo mbledhje u mbajt në një atmosferë fantastike pune në të cilën u paraqiten raporte të detajuara për suksesin e klasëve dhe rezultatet e sfidat që e përcollën këtë periudhë arsimore.

Sot fillon pushimi dimëror për të përfunduar më 10.01.2012.

Deri atëherë shumë shëndet, paqe e harmoni u dhashtë i Madhi Zot

Me shumë respekt:

Drejtori i medresesë Bahri Simnica

23.12.2011

Prishtinë

Në vijim: Foto galeria e mbledhjes së mbajtur me rastin e përfundimit të këtij gjysmëvjetori:

Ndaje: