Tek motrat tona në “Isa Beu”

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Me të vërtetë besimtaret janë motra. Po e fillojmë me këtë frazë meqenëse këtë e përjetuam kur shkuam që t’i vizitojmë motrat në medresenë “Isa Beu”. U nisëm qysh në orën shtatë të mëngjesit me autobus duke pritur me padurim që t’i shohim motrat tona, shoqet tona që sikurse ne punonin e mësonin për fenë e Allahut. U nisëm nga Prishtina për të shkuar në destinacionin e parë,  Shkupin. Zbritëm në Shkup dhe shijuam bukurinë e rrugëve të shtruara me kalldrëm, duke kaluar përmes Qarshisë së vjetër e deri tek një objekt i vjetër, i bukur që s’kishte ndryshuar qysh me qindra vite, mirëpo edhe i ruajtur mirë. Aq i ruajtur me kujdes saqë ajo ndërtesë e vjetër ishte kthyer në një shkollë të fesë- paralelja e vajzave. U pritëm aq mirë që nga drejtori,profesoreshat e deri tek nxënëset. Kaluam një paradite aq të bukur ,të shoqruara me historitë e tyre,një paradite të paharruar duke mbetur fytyrat e tyre gjithmonë në mendjet tona. U përshendetëm me to e pas lam një emanet :”Ju presim të na vizitoni”.

Vazhduam rrugën për Tetovë. Edhe Tetova ishte mikpritëse ashtu siq ishin edhe vajzat. Edhe pse mbërritem vonë, kur ato përfunduan orarin mësimor disa prej tyre qëndruan deri në fund të udhëtimit tonë për t’u ndjerë sikur në shtëpinë tonë në çdo cep të shkollës. Na prezantuan shkollën që për to ishte aq e dashur. Pas ndarjes nga shkolla shkuam për  darkë të shturar për ne nga muftina e qyetit të Tetovës. Nuk mungonte ngrohtësia, shoqërimi nga arsimatet e shkollës simotër dhe vajzave, nuk mungonin të qeshurat, hareja ndërmjet nesh dhe tyre.

Kjo vizitë dhe prije e ngrohtë gjithsesi se do të mbetet njëra prej kujtimeve më të bukura gjatë medresesë.

Ndaje: