Medreseja Alaudin

Turneu i basketbollit për meshkuj

Lajme dhe aktivitete

Me datën 19.11.2021 nxënësit e Medresesë ishin pjesmarrës në turneun komunal të basketbollit të organizuar nga Federata e Sportit Shkollor në Prishtinë. Turneu u mbajtë në ambientet e gjimnazit “Sami Frashëri” ku ekipi ynë luajti kundër ekipit të kësaj shkolle, por fati nuk ishte në anën tonë dhe rezultuam me humbje, megjithatë djelmoshat tanë dhanë një performancë të kënaqshme.
Ekipi i shkollës tonë u përfaqësua nga : Muhamed Morina, Said Kosumi, Fejsal Tërnava, Uvejs Smajli, Suhejb Fetahi, Nur Lushta, Behar Ahmeti, Amar Nesimi, Malsor Ajeti dhe Enis Islami.
Shfrytëzojmë rastin të falenderojmë gjimnazin “Sami Frashëri” për mikpritjen e ngrohtë që na e ofruan. Shkolla jonë do të vazhdojë të jetë pjesmarrëse e aktiviteteve tjera sportive edhe në të ardhmen.
Me respekt kryetari i sektorit të sportit: Gentrit Berisha

Ndaje: