Medreseja Alaudin

Turniri i vajzave në volejboll

Lajme dhe aktivitete

Me datën 17.11.2021 në sallën e sportit në shkollën tonë u mbajt turniri në volejboll, për vajza. Në turnir morën pjesë 6 paralelet e vajzave nga shkolla amë. Pjesë e jurisë ishte prof.Hatixhe Sadriu, prof.Valbona Asllani dhe prof. Shahë Memishi. Vajzat treguan performancë të shkëlqyer. Turnirin e fitoi klasa 10/4 ku me një performancë të shkëlqyer nga të gjitha lojtaret arriti të dominonte. Në renditjen e klasave:
Vendi 1: 10/4
Vendi 2: 11/3
Vendi 3: 11/4
Finalja e këtij turniri u mbajt të nesërmen me 18.11.2021, gjë që e bëri turnirin të jetë më i veçantë. Turniri u organizua nga sektori i sportit nën përkujdesjen e koordinatorës së sportit, Lindita Makolli. Lojataret u ndanë të kënaqura nga turniri dhe presim që në të ardhmen të organizojmë edhe turnire të tjera me paralelen e Prizrenit dhe atë të Gjilanit.
Me respekt koordinatorja e sportit: Lindita Makolli.

Ndaje: