Sot drejtues të “Yunus Emre Enstitüsü” në Prishtinë i bënë një vizitë shkollës sonë, ku u priten nga drejtori z. Fadil Hasani. Në takim u diskutua mbi kurset e gjuhës turke dhe mundësitë e tjera të bashkëpunimit. Drejtori edhe një herë nënvizoi interesimin dhe nevojën e nxënësve për kursin e gjuhës turke. Ata takuan edhe nxënëset të cilat marrin pjesë në mësimet e turqishtes në këtë Institut. Gjithsej 320 nxënëse tona marrin pjesë aktivisht në mësimet e gjuhës turke.