Medreseja Alaudin

Medreseja e Alauddin në Prishtinë shpërblen nxënësit e dalluar (2011/2012)

Lajme dhe aktivitete

Në prezencën  e Myftiut të Republikës së Kosovës Mr. Naim Ef. Tërnava, Medreseja e Mesme Alauddin  shpërblen nxënësit dhe nxënëset e dalluara gjatë vitit shkollor 2011-2012

Sot. me  26 Prill  2012, në Medrese, Myftiu Tërnava  mbajti një fjalim me rastin e shpërblimit të nxënësve më të dalluar të shkollës. Ai përgëzoi nxënësit dhe kolektivin e Medresesë për punën dhe kontributin e dhënë në ngritjen e nivelit edukativo-arsimor si dhe premtoi përkrahjen e parezervë të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për këtë institucion.

Ky aktivitet u shfrytëzua njëherësh që të bëhet prezantimi edhe i nxënësve dhe nxënëseve të Medresesë që do të jenë pjesmarrës në Garat e Gjuhës Arabe, që do të mbahen në Stamboll të Turqisë në muajin Maj.

Me këtë rast, nxënësit interpretuan pikën e “Hutbes, Shi’rit-Poezisë, dhe Ilahisë” më ç’rastë treguan performancë të shkëlqyeshme që premton rezultate të mira për garën e Stambollit.

Ndërkohë në fund të fjalimit të Myftiut u bë edhe shpërblimi i nxënësve të dalluar si në nivel të shkollës ashtu edhe në nivel të klasëve nga paralelja e djemve dhee vajzave.

Liridon Zhegrova u shpall nxënësi më i dalluar  në nivel shkolle  nga paralelja e djemve.

Hyrishae Morina u shpall  më e dalluara në nivel shkolle nga paralelja e vajzave.  Që të dy këta nxënës morrën edhe një shumë prej 100 eurosh si inkurajim për punën dhe angazhimin e tyre.

Ndërsa nxënësit më të dalluar në nivel klasësh u shpërblyen me një shumë pre 50 eurosh. Ata janë:

Pralelja e  djemve:                                                           Paralelja e vajzave:

  1. Qëndrim Krasniqi      kl. 13                                  1. Albulena Hajra          kl.  13
  2. Sahit Ibrahimi            kl.  12-a                              2. Merjeme  Kqiku         kl.  12
  3. Enis Arifaj                  kl.  12-b                                 3. Jehonë Sulejmani       kl.   11
  4. Sejfullah  Pantina       kl. 11-a                             4.Arlinda  Fejzullahu     kl.  10
  5. Arti Mahalla               kl. 11-b
  6. Berat Namani             kl. 10-a
  7. Shkëlzën  Sadiku        kl. 10-b

Fotogaleria:

Ndaje: